Përbërësit
-
...për 8 qofte:
-
400 gr fasule të kuqe
-
1 qepëe vogël
-
1 thelpi hudhër
-
5 lugë gjelle tërshërë petë
-
2 lugë gjelle miell
-
1 lugë gjelle salcë soje
-
1 lugë gjelle mustardë
-
2 lugë çaji spec i kuq i ëmbël
-
1 lugë çaji kumin
-
pak spec i kuq djegës
-
kripë
-
vaj ulliri
Udhëzimet
Hapat
1
Kryer
|
Presim shumë hollë qepën dhe hudhrën dhe i kavërdisim në pak vaj ulliri në zjarr të ulët derisa të zbuten. Fasuleve i kullojmë lëngun e konservimit, por pa i shpëlarë dhe i shtypim me pirun. I hedhim në tas, shtojmë qepën e zbutur, tërshërën, miellin dhe të gjitha erëzat me rradhë. E punojmë shumë mirë brumin me dorë dhe e lëmë të pushojë për minimumi 1 orë. Sa më shumë ta lëmë të pushojë brumi, aq me i shijshëm bëhet. |
2
Kryer
|
Hedhim pak vaj ulliri në një tigan dhe e ngrohim fort, vendosim qoftet dhe e ulim zjarrin në minimum, duhet të gatuhen 10 minuta nga secila anë, kështu që llogariteni vet. I shërbejmë me pak sallatë jeshile dhe vakti është i plotë! |