0 0
Qofte me qull e arra

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
...për qoftet:
500 gr mish i grirë viçi
1 qepë
1 spec jeshil
1 vezë
1 tufe majdanoz i freskët
2 feta bukë e ndenjur
kripë
piper i zi i sapobluar
2 lugë gjelle bukë e tharë e grirë
2-3 lugë miell 00
për skuqje vaj luledielli
...për qullin me arra:
1 lugë gjelle gjalp
1 lugë gjelle vaj ulliri
2 lugë gjelle miell
2 gota lëng mishi ose ujë
1 dorë arra të grira
1 lugë gjelle uthull molle
3-4 thelpinj hudhër
kripë
piper i zi i sapobluar

Vlerat ushqyese të recetës

30 gr
Proteina
42 gr
Yndyrna
10 gr
Karbohidrate
538
Kalori për racion

Qofte me qull e arra

Karakteristikat::
  • Pa laktozë
Kuzhina::
  • 45 min
  • Shërbehet per 4 pers.
  • E thjeshtë

Përbërësit

  • ...për qoftet:

  • ...për qullin me arra:

Udhëzimet

Share

Nga te gjitha menyrat e servirjes se qofteve, kjo eshte absolutisht e preferuara ime! Qulli me arra dhe hudhra te grira, del gati gati si krem dhe bashkohet ne menyre perfekte me butesine e qofteve. Duke provur vit pas viti çdo recete qoftesh qe me dilte perpara (ne familjen tone mund te haen qofte 7 dite te javes!) kam arritur te krijoj receten time te personalizuar qe eshte kjo me poshte. Perberesi sekret eshte speci jeshil: provoni ti shtoni brumit te qofteve nje spec jeshil te grire ne mikser dhe do ta shikoni sesi do te ndryshoje totalisht shija!

Hapat

1
Kryer

Pregatisim qoftet:

Grijme ne mikser elektrik qepen me specin jeshil. Regjim buken ne qumesht dhe e shtrydhim fort me dore. I hedhim ne nje tas ku shtojme mishi e grire, vezen, majdanozin e grire holle, kripen dhe piperin e zi. E perziejme me duar brumin per pak minuta, e mbulojme me nje pecete te paster ose me leter celofoni dhe e vendosim ne frigorifer per minimumi gjysme ore. Kjo lejon qe aromat te bashkohen me njera tjetren dhe qoftet te dalin shume te shijshme. Nese brumi ka dale paksa i bute, shtojme 2 luge galete.

2
Kryer

Ne nje pjate hedhim 2-3 luge miell. Lagim duart me uje dhe formojme qoftet ne madhesine dhe formen e deshiruar. I kalojme ne miell dhe i skuqim ne tigan te mbushur pergjysme me vaj luledielli. Pasi qoftet jane skuqur, i vendosim mbi nje pjate te shtruar me letra kuzhine.

3
Kryer

Pregatisim qullin:

Ne te njejtin tigan ku skuqem qoftet, hedhim nje luge vaj ulliri dhe nje luge gjalpe. Shtojme miellin dhe i perziejme mire derisa mielli te marre ngjyre te arte. E heqim tiganin nga zjarri dhe shtojme lengun e mishit te ftohte ose ujin. E perziejme vazhdimisht me tel kuzhine ne menyre qe te mos formohen kokerriza. E rregullojme me kripe, shtojme hudhrat e grira dhe e rivendosim tiganin ne zjarre mesatar duke e gatuar per afer 5 minuta. Shtojme arrat e therrmuara dhe vazhdojme gatimin derisa qulli te kete arritur trashesine e deshiruar.

4
Kryer

I servirim ne pjate qoftet me qullin duke e sperkatur me piper te zi te sapoblur dhe zbukuruar me ndonje gjethe majdanozi dhe copeza arrash.

Byrek të vegjël me kërpudha dhe proshutë të tymosur
previous
Byrek të vegjël me kërpudha dhe proshutë të tymosur
Torte me kafe dhe arra
next
Torte me kafe dhe arra
Byrek të vegjël me kërpudha dhe proshutë të tymosur
previous
Byrek të vegjël me kërpudha dhe proshutë të tymosur
Torte me kafe dhe arra
next
Torte me kafe dhe arra

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here