0 0
Romstek

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
...për brumin e romstekëve (10 copë):
500 gr mish i grirë viçi
1 qepë mesatare
1 vezë
1/2 tufe majdanoz i freskët
kripë
piper i zi i sapobluar
për skuqje vaj luledielli
...për lyerjen:
2 vezë
miell
bukë e tharë e grirë
1/2 tufe majdanoz i freskët

Vlerat ushqyese të recetës

16 gr
Proteina
12 gr
Yndyrna
7 gr
Karbohidrate
207
Kalori për romstek

Romstek

Karakteristikat::
  • Pa laktozë
Kuzhina::

Romstekët janë shumë të ngjashme me qoftet, por ndryshe nga ato kanë përqindje më të lartë mishi dhe janë më të shijshme.

  • 20 Min
  • Shërbehet per 5 pers.
  • E thjeshtë

Përbërësit

  • ...për brumin e romstekëve (10 copë):

  • ...për lyerjen:

Udhëzimet

Share

Receta është mjaft e thjeshtë, megjithëse duhet patur kujdes kur romstekët të kthehen nga ana tjetër gjatë skuqjes pasi përbërja e tyre është mjaft e brishtë dhe mund të copëtohen.

Hapat

1
Kryer

Në një tas të thellë përziejmë qepën dhe majdanozin e grirë hollë, mishin e grirë, vezën, pak kripë dhe pak piper të zi të sapobluar. E punojmë brumin me dorë derisa të formohet një masë e butë, por e lidhur.

2
Kryer

Në tre enë të ndryshme vendosim: në njërën miellin, në tjetrën vezët e rrahura me pirun dhe në të fundit galetën e bashkuar me majdanozin. Me duar të lagura me ujë apo vaj marrin një pjesë nga brumi dhe i japim formë ovale apo të rrumbullakët, por të hollë.

3
Kryer

I kalojmë romstekët fillimisht në miell, më pas në vezë të rrahur dhe së fundi në galetë. I skuqim në vaj të nxhetë derisa të marrin ngjyrë të kuqerremtë nga të dyja anët. I shërbejmë të ngrohta shoqëruar me pak sallatë.

Youtube Video

Myfle
previous
Myfle
Featured Image
next
Tavë Elbasani (Tavë kosi)
Myfle
previous
Myfle
Featured Image
next
Tavë Elbasani (Tavë kosi)

6 komente Fsheh komentet

Anonym, nese jeton ne Shqiperi, atehere nuk ke pse cuditesh sepse ne te gjitha supermarketet apo furrat e bukes, buken e therrmuar e gjen me emrin galete.

me duket shume recete e mire, vetem ju lutem brenda mundesive kur nxirrni receta me perberes qe nuk jane ne gjuhen shpipe , jepini nje shpjegim perbri sepse jo te gjitha i njohim.
Gezuar festat

Pershendetje ! Receta e shijshme edhe ekonomike ,Ju lumte edhe ju faleminderit per keyto receta te mrekullueshme , qe beni edhe personat qe nuk dijne , te behen nikoqire edhe ti perdorin keto receta ne tryezat e tyre familjare Rrespekte

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here