Përbërësit
-
4 domatetë forta dhe të pjekura
-
500 gr djathë mocarela
-
borzilok i freskëtose rigon i thatë
-
vaj ulliri
-
kripë
Udhëzimet
Sallata Kapreze është e përbërë nga domate dhe djathë mocarela, të prera këto në feta apo në kubik dhe të rregulluar me kripë, vaj ulliri dhe rigon apo borzilok.
Hapat
1
Kryer
|
Në fillim, vendosim vajin e ullirit me kripë dhe rigon (apo borzilok) në një enë të vogël duke i lënë të marinohen. |
2
Kryer
|
Ndërkohë presim në feta me trashësi rreth 1/2cm domatet e lara e të pastruara dhe të njëjtën gjë bëjmë edhe me djathin mocarela. I vendosim në një pjatë të cekët duke i alternuar këto dy përbërës si në figurë. Sipër i hedhim vajin e ullirit me kripë dhe rigon dhe sipas dëshirës edhe disa gjethe të freskëta borziloku për zbukurim. |
3
Kryer
|
*Shënim:Nëse doni ta bëni sallatën tuaj akoma më të shijshme, pregatisni një salcë borziloku duke grirë në mikser disa gjethe borzilok me vaj ulliri, pak kripë dhe stika pishe. |