Përbërësit
-
300g salmon i freskët
-
250g spinaq i ngrirë
-
200g djathë mocarela
-
250ml krem pana për gatim
-
1 lugë gjelle koncentratë domatesh
-
1 lugë gjelle koncentratë perimesh
-
piper i zi i sapobluar
-
hudhër pluhur
-
vaj ulliri
Udhëzimet
Sot kam sjelle per ju nje recete shume te thjeshte, shume te shijshme dhe mbi te gjitha qe behet gati ne vetem 5 minuta: Salmon furre ne salce kremoze. Nuk do te beni asnje ene tjeter pis perveç taves ku do ta gatuani.
Hapat
1
Kryer
|
Ne taven ku do te pergatisim salmonin hedhim panen e kuzhines, shtojme koncentraten e domateve dhe i perziejme mire deria te formohet nje salce ngjyre roze. |
2
Kryer
|
Perhapim spinaqin e ngrire ne menyre te njetrajtshme mbi tave. Te njejten gje bejme edhe me djathin mocarela te prere ne feta. |
3
Kryer
|
Siper tyre vendosim copat e salmonit (nga 150g secili) te cilet i lyejme me pak vaj ulliri ne siperfaqe. |
4
Kryer
|
E pjekim taven ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 25 minuta, apo derisa spinaqi te kete shkrire dhe te jete bashkuar me mocarelen. |
5
Kryer
|
Perpara se ta servirim, e perziejme pak salcen me pirun ne menyre qe te gjithe perberesit te bashkohen. |
6
Kryer
|
Mund ta shoqeroni me makarona, oriz basmati, njoki apo edhe thjesht keshtu per nje pjate pa karbohidrate. |