Përbërësit
-
400 gr brokoli
-
2 patate
-
1 hudhër
-
mente e freskët
-
borzilok i freskët
-
1 litër lëng perimeshose ujë
-
2 lugë gjelle vaj ulliri
-
kripë
-
piper i zi i sapobluar
Udhëzimet
Supë krem me brokoli: mund të serviret fare mirë në një darkë pas festave duke synuar reduktimin e kalorive të tepërta në total… Provojeni dhe rezultati do të jetë mbresëlënës!
Hapat
1
Kryer
|
Kavërdisim në vaj ulliri hudhrën, patatet dhe brokolit të gjitha të prera në copa për disa minuta. Shtojmë borzilokun dhe menten e freskët dhe i lëmë derisa të marrin shije. Shtojmë ujë të nxehtë ose lëng perimesh dhe e ziejmë supën për rreth 20 minuta, apo derisa brokoli të zbutet. |
2
Kryer
|
Kur perimet të jenë zbutur plotësisht e kalojmë të gjithë masën në një përzierës me zhytje derisa të përftojmë një krem homogjen. Shtojmë edhe pak vaj ulliri në sipërfaqe dhe e përziejmë mirë. E rregullojë supën krem me kripë, piper të zi të sapobluar dhe e shërbejmë të zbukuruar me ndonjë gjethe mente/borziloku ose me pak kos të trashë. |
15 komente Fsheh komentet
boll e mire kenka kjo cupe por ka nje te mete te madhe(ska kush me e gatu )
Po me pelqen shume e gjith materjali te lumte.naten e mire
Sapo hengrem dreke dhe bera kete recete,supe me brocoli,ishte shume e shijshme,na pelqeu shume mua burrit dhe djalit,flm per recetat.Klm.
edhe ketu blihet e gatshme por se ka kurre shijen e te beres ne shtepi. i shtova pak gjalpe ne fund para se ta hiqja dhe hudhren ja hodha te shtypur te gjalpi. ka dale mrekulli. thnx.
edhe mua me pelqen supa me brokoli dhe eshte shume e shijshme dhe e kam bere mu ne kete menyre…
Shume e shijshme dhe e lehte
e shijshme edhe e lehte per tu gatuar.
Ju pergezoj per receta te zhgjedhura te shendetshme me plot vitamina minerale dhe vlera ushqyese.Nese kjo sup perdoret per ushqimin e mengjezit si e till e ushqen organizmin ton per nje dit te shendosh me plot energji sepse brokoli perban 97% vigaminC dhe provitavinA,vitaminB6,kalcium,magnezium,hekur,fosfor dhe kalium.Brololi permban indolkarbinol dhe sulforin si mekanizem mbrojtes per kancer sepse indo kabinol qe gjendet ne te e sulmon Herpes simles.Ju deshiroj jete te mir dhe te shendetshme me plot dashuri.
Faleminderit per sqarim tend Shpresa 🙂
kjo recete eshte gjithmone ne tavolinen tone
mmmmmmmmmm e mire dhe e lehte 😀
Une e gatova para nje 1 jave kete supe dhe doli e mrekullueshme.
un ta kam kaluar e kam gtuar per 2 jave te tera dhe femijet e mi akoma duan ta han hahahahahaha 🙂
Me pelqen shum kjo recet dhe tani jam duke e gatuar
jeni te shkelqyer me keto receta qe beni
Tani po e gatuaj kete recet un dhe im shoqe gjithomm e pereferoimm