Përbërësit
-
600g domate
-
1 patate
-
1 spec i kuq
-
1 dege selino
-
1 karrota
-
1/2 qepë
-
1 luge plot gjalp
-
1 luge gjelle miell
-
kripë
-
Schmand (krem i athët)
-
per zbukurim rukola
-
per shoqerim bukë e thekur
Udhëzimet
Nje supe krem me domate kaq e thjeshte, e shijshme dhe e fresket!
Familja ime nuk ka qene fanse e kesaj supe derisa pas shume provash gjetem kombinimin perfekt te perberesve. Ruhet shume mire ne frigorifer per 2-3 dite, keshtu ju kursen kohe kur mbase jeni te lodhur dhe doni te gjeni diçka gati.
Duke qene se perberesi kryesor jane domatet, mundohuni ti zgjidhni te pjekura mire. Per te balancuar aciditetin e tyre, mund te shtojme pak sheqer. Ne e preferojme pak te tharte, por serisht kjo varet nga shijet personale.
Me çfare ta shoqerojme?
- kubik buke te thekura ose skuqura ne gjalp
- djathe kaçkavall/parmixhano te grire ne siperfaqe
- tost me djathe
- buke te thekur
Hapat
1
Kryer
|
Pastrojme dhe lajme te gjitha perimet, i presim ne kubik te vegjel dhe i kaverdisim ne nje tenxhere te thelle ne te cilen kemi shkrire gjalpin duke i perziere shpesh. Rregullojme me kripe, e sperkasim me miell dhe shtojme uje/leng perimesh te ngrohte pak nga pak derisa te perfundoje. E ziejme supen per rreth 20 minuta ne zjarr mesatar derisa perimet te zbuten. |
2
Kryer
|
Reduktojme supen ne krem me ndihmen e nje mikseri me zhytje dhe sipas deshires mund ta kalojme edhe ne site ne menyre qe te eleminoje totalisht lekurat e perimeve. E rivendosim perseri ne zjarr, e rregullojme me kripe dhe e leme te trashet ne zjarr te avashem edhe per 10 minuta te tjera. |
3
Kryer
|
E ndajme supen neper pjata, i shtojme nje luge krem te athet ne siperfaqe dhe e shoqerojme me buken e thekur. Sipas deshires e zbukurojme me pak rukola e cila balancon shume mire aciditetin e domateve. |
5 komente Fsheh komentet
Shume e shijshme! Kjo puna e kosit t’grekut mund te zevendesohet edhe me tonin:)
@Rozelita, kosi grek eshte permendur edhe ne receta te tjera dhe eshte kos me perqindje te larte yndyre, rreth 4%. Mund ta zevendesosh edhe me kosin tone, por nuk do kete te njejtin kremozitet.
Rozelita zevendesohet 🙂 Kos greku thuhet per kosin qe eshte me perqindje te larte yndyre, keshtu qe gjej te atille kos:)
Pana per kuzhine ca eshte?
Sugjeroj te perfshini gjithnje si ingrediente produktet vendase…………