Përbërësit
-
1 lulelakëre madhe
-
1 qepë
-
2 thelpinj hudhër
-
1,5 litër lëng perimesh
-
2 e verdhë veze
-
100 ml krem pana për gatim
-
2 feta bukë e ndenjur
-
2 lugë gjelle djathë kaçkavall të grirë
-
vaj ulliri
-
kripë
-
për shoqërim bukë e thekur në kubik
Udhëzimet
Hapat
1
Kryer
|
Lajmë lulelakrën duke i hequr pjesët e dëmtuara dhe e ndajmë në lule të vogla. Presim hollë edhe qepën dhe hudhrat të cilat i kavërdisim në një tigan me pak vaj ulliri. Shtojmë copat e lulelakrës dhe i përziejmë me një lugë druri. I shtojmë supës bukën e thërrmuar, lëngun e perimeve dhe e ziejmë për 20 minuta në zjarr të avashëm. |
2
Kryer
|
E heqim nga zjarri dhe e reduktojmë supën në krem me ndihmën e një mikseri me zhytje. Rrahim të verdhat e vezës, kremin pana dhe djathin kaçkavall të grirë, ja shtojmë me kujdes supës dhe vazhdojmë gatimin edhe për pak minuta duke e përzierë vazhdimisht. |
3
Kryer
|
E shoqërojmë supën të spërkatur me pak vaj ulliri dhe kubik buke të thekur në sipërfaqe. |