Përbërësit
-
500 gr kërpudha Champignon
-
250 gr gjoks pule pa lëkurë
-
1 litër leng pule/ujë
-
2 karrota
-
1 qepëe vogël
-
1/2 lëng limoni
-
1 cm xhinxher i freskët
-
2 lugë gjelle niseshte
-
vaj ulliri
-
kripë
-
piper i bardhë
Udhëzimet
Hapat
1
Kryer
|
Si fillim, pastrojme kerpudhat duke i hequr te gjithe dhèun qe permbajne, ndersa kapelen e fshijme lehte me ndihmen e nje pecete te paster. |
2
Kryer
|
Ne nje tenxhere kaverdisim me pak vaj ulliri qepen e grire holle per pak caste, shtojme 2 luge uje ne menyre qe te zbutet e te mos marre ngjyre dhe e leme te gatuhet ne zjarr te avashem per pak minuta duke e perziere here pas here. Shtojme karrotat e prera ne fije dhe gjoksin e pules te prere ne kubik te vegjel, kerpudhat e prera ne feta, lengun e pules, pak xhinxher, pak kripe dhe e vendosim per t'u zier ne tenxhere me presion per 15 minuta. |
3
Kryer
|
Ne nje ene te vogel rrahim 2 luge niseshte me gjysme gote uje derisa te formohet nje mase e njetrajtshme te cilen ia shtojme dalengadale supes duke e perziere njekohesisht. E rregullojme me pak piper te bardhe dhe me lengun e limonit dhe e servirim ne tavoline. Faleminderit per receten Ediola! |
5 komente Fsheh komentet
Pershendetje,
Urime per websiten dhe recetat qe poston. A mund te me tregosh si perdoret xhinxher ose si pastrohet pasi nuk e kam perdorur ndonje here. Kam pare qe eshte me forme te çrregullt dhe ka nje si cipe te holle ngjyre kafe.
Te falenderoj paraprakisht.
Per ta pastruar eshte shume e thjeshte: fillimisht ndaje ne copa te vogla duke prere ato si dege te xhixherit dhe me pas qeroje me nje thike shume holle derisa ti heqesh komplet lekuren. Perpara se ta futesh ne cdo gatim, shtype pak me nje rrahes mishi, pasi struktura e tij paksa drunore ben qe te mos dal i gjithe lengu gjate gatimit.
Ju eroj pune te mbare e shendet E hap shpesh faqen tuaj me pelqen e gatuaj nga recetat tuaja faleminderit peqafime
Pershendetje,
desha te pyes nese kjo supe mund te gatuhet dhe ne tenxhere te zakonshme, dmth nese mund te kete te njejten shije?
Faleminderit!
@Cimarosa, patjeter qe mund ta gatuash edhe ne tenxhere te zakonshme, do te kete po te njejten shije 😉