Përbërësit
-
500 gr mëlçi viçimund ta zëvendësoni me copëza mish viçi
-
200 gr gjizë me kripë
-
2 thelpinjë hudhër
-
50 gr gjalp
-
2 lugë gjelle koncentratë domatesh
-
2 gjethe dafine
-
rigon i thatë
-
spec i kuq djegës
-
kripë
-
piper i zi i sapobluar
-
vaj ulliri
Udhëzimet
Receta që po ju paraqesim më poshtë, është tradicionale e kuzhines shqiptare e gatuar në çdo anë të Shqipërisë, por mbi të gjitha në Tiranë dhe rrethinat e saj.
Hapat
1
Kryer
|
Parangrohim furrën në 180°C. |
2
Kryer
|
Në një tigan, kavërdisim mëlçitë e prera në copa të vogla në vaj ulliri derisa të zbuten dhe i lëmë mënjanë. Shkrijmë gjalpin në zjarr mesatar, shtojmë hudhrat e grira hollë, pak spec të kuq djegës, dafinën, dhe i përziejmë derisa hudhrat të zbuten. Shtojmë mëlçitë e viçit dhe i rregullojmë me rigon, kripë e piper të zi. Shtojmë koncentratën e domateve, një gotë ujë të ftohtë dhe i përziejmë të gjitha shumë mirë. Kur copëzat e mëlçisë të jenë zbutur, shtojmë gjizën dhe e transferojmë të gjithë përbërjen nëpër tava balte. |
3
Kryer
|
I pjekim për 15 minuta apo derisa të marrin ngjyrë të artë në sipërfaqe. E shërbejmë taven e dheut me bukë të thekur shoqëruar me një gotë raki. |
8 komente Fsheh komentet
ju lutem mos u ngateroni kot.n.q.se doni taven tironse nuk mund ta gatuani me djath apo gjize pa kryp, por vetem me gjize baxhoje e cila nuk lshon shum uje.Per recetat e tjera urime
Eshte recete qe ne cdo lokal qe shkoj eshte e pa diskutuar qe ta plotesaoj me fergese Tiranase sidomos nje gatim special te saj te shiojshme ja jep Kompleksi STUGA .SHkoni shijojeni .Nuk do tjureje.fl
une mendoj se eshte nje nder recetat e mija te preferuara hallall atij qe e ka shpik….komplimente pa fund
Fergesen tiranase e kam provuar dhe eshte shume e mire,pervec kesaj kam gatuar shume gjelle te tjera duke ndjekur keshillat tuaja dhe mund tju them me bindje se ju keni shume gusto ne te gatuar dhe e keni organizuar shume mire kete pune ne f.b. Ju pergezoj per punen tuaj kaq me shije dhe ju pershendes
@Lejla, faleminderit per fjalet e sinqerta 🙂
Pershendetje, une jam Shkodran dhe e kam hanger taven e dheut Tiranase kur kam kene ushtar ne Tirane, dhe me ka pelqyer shume.
Tash qe e gjeta kete recete deshta ta provoj me e gatu vete por kisha nje pyetje, A mund te perdori ndonje send tjeter zevendesues per tave (p.sh. tave alumini, qelqi etj??
Ju faleminderit
Ps: Shume faqe e bukur ju lumte.
@Din, tava e dheut Tiranase merr pikerisht ate shije karakteristike, sepse gatuhet ne tave balte. Ne tave tjeter sigurisht qe mund ta gatuash, vetem se do te jete shume larg asaj origjinales. Faleminderit qe na ndjek!
Good very well I like it about gjize what can I do