Përbërësit
-
Perberesit per nje tave me diameter 28cm
-
...per brumin:
-
300 gr miell 00
-
250 gr gjalp në temperaturë ambjenti
-
kripë
-
...per mbushjen:
-
500 gr spinaq i freskët
-
250 gr gjizë kremoze pa kripë (ricotta)
-
250 gr domate të vogla
-
100 gr djathë kaçkavall dele
-
50 gr djathë i grirë Gouda
-
50 gr ullinj pa bërthamë
-
1 qepëe vogël
-
3 vezë
-
3 thelpinjë hudhër
-
100 ml vaj ulliri
-
kripë
-
arrë moskatë e grirë
Udhëzimet
Hapat
1
Kryer
|
Bashkojme ne nje ene miellin e situr me kripen, shtojme gjalpin ne temperature ambjenti (te zbutur) dhe e punojme brumin shume mire me dore derisa te rezultoje i bute. E mbeshtjellim me leter transparente dhe e vendosim ne frigorifer per 30 minuta. |
2
Kryer
|
Nderkohe pergatisim mbushjen: ne nje tigan qe nuk ngjit, kaverdisim ne vaj ulliri qepen, hudhren dhe spinaqin te grire holle. I vendosim kapakun dhe i leme te gatuhen ne zjarre te ulet, ne menyre qe te zbuten me avullin e tyre. E rregullojme me kripe, piper te zi te sapobluar dhe arre moskate. Masa duhet te rezultoje pa leng, pra e thate, prandaj vazhdojme gatimin me kapak hapur derisa i gjithe uji i tepert te avulloje. |
3
Kryer
|
Ne nje tjeter ene rrahim vezet me rikoten, shtojme spinaqin dhe ne kete moment kemi gati mbushjen e tortes. |
4
Kryer
|
Nxjerrim brumin nga frigoriferi, e heqim nga qesja transparente dhe e shtypim paksa me duar. I vendosim siper leter furre e cila do te na ndihmoje ta hapim me lehtesisht. E hapim brumin nga te gjitha anet duke formuar nje pete me trashesi rreth 1cm. E shtrojme ne taven ku do te gatuajme torten e kripur te cilen e kemi lyer paraprakisht me pak vaj ulliri. Hedhim siper mbushjen me spinaq dhe rikota dhe nivelojme me kujdes. E zbukurojme me domatet qershize te ndara pergjysme, ullinjte pa berthame, kubiket e djathit kaçkavall dhe djathin guda te grire. E pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per rreth 45 minuta. E leme te ftohet per minimumi gjysme ore perpara se ta sherbejme te prere ne feta. |