Përbërësit
-
Perberesit per nje torte me diameter 20cm
-
...per kekun:
-
200 gr miell
-
200 gr gjalp në temperaturë ambjenti
-
200 gr sheqer
-
3 vezë
-
1 lugë çaji pluhur pjekës
-
2 lugë çaji kafe e tretshme në ujë (psh Nescaffe)
-
100 gr arra të thërrmuara dhe të pjekura
-
...per kremin me kafe:
-
600 ml krem pana për ëmbëlsiratë ftohtë nga frigoriferi
-
2 lugë çaji kafe e tretshme në ujë (psh Nescaffe)
Udhëzimet
Kontrasti midis kremozitetit te mbushjes me krem kafe dhe krokantes se arrave, e ben perfekt per mengjeset e vona te fundjaves, atehere kur shpesh duam te perkedhelemi me diçka te embel. Receta eshte shume e thjeshte per tu pergatitur, dhe ne me pak se 1 ore do te keni ne tavolinen tuaj nje nga embelsirat me te mira qe keni provuar ndonjehere!
Hapat
1
Kryer
|
Rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik gjalpin me sheqerin derisa perberja ta kete dyfishuar vellimin e saj dhe te rezultoje kremoze. Rrahim lehtesisht vezet ne nje ene te vogel dhe i shtojme dalengadale duke vazhduar rrahjen. |
2
Kryer
|
Ne nje tas bashkojme miellin me pluhurin pjekes dhe ja shtojme pak nga pak gjalpit me sheqerin duke e rrahur me shpejtesi te ulet ose duke e bashkuar manualisht me ndihmen e nje spatule kuzhine. |
3
Kryer
|
Shkrijme kafen ne 1 luge uje te ngrohte dhe ja shtojme perberjes. Shtojme se fundi edhe copezat e arrave duke mbajtur disa menjane per zbukurim. |
4
Kryer
|
Lyejme me pak gjalp dhe miell (ose veshim me leter furre) dy tava te rrumbullakta me diameter 20cm. E ndajme brumin e kekut ne menyre te barabarte ne secilen prej tyre dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per 20-25 minuta. |
5
Kryer
|
I leme te ftohen plotesisht ne temperature ambjenti nderkohe qe pergatisim mbushjen: rrahim me ndihmen e mikserit elektrik panen e ftohte per embelsira derisa te formohet nje krem qe nuk bie nga ena. Nese kremi eshte i pasheqerosur, shtojme sheqer pluhur sipas deshires. Shtojme kafen dhe vazhdojme rrahjen. |
6
Kryer
|
Perhapim gjysmen e kremit me kafe mbi njeren nga gjysmat e kekut dhe vendosim me kujdes gjysmen tjeter siper duke e lyer me kremin e mbetur. E zbukurojme me copeza arrash dhe pak kafe pluhur. |