Përbërësit
-
500gr makarona të mbushura (tortelini)
-
300gr proshutë në kubik
-
250ml krem pana për gatim
-
100gr djathë i grirë Grana
-
2 e verdhë veze
-
50gr gjalp
-
kripë
-
piper i zi i sapobluar
Udhëzimet
Tortelinit mund te jene te mbushura me spinaq dhe rikota, proshute, mish te grire etj, por kombinimi me kremozitetin e panes dhe shijen delikate te proshutes, i ben perfekte per nje darke mes miqsh!
Nese do ti shijoni bashke me nje Sallatë me djathë Burrata dhe domate të vogla, vakti juaj do te jete i kompletuar dhe shija e siguruar!
Hapat
1
Kryer
|
Ziejme makaronat tortelini ne uje me kripe per egzaktesisht kohen e treguar ne konfeksion. |
2
Kryer
|
Shkrijme gjalpin ne nje tigan ne zjarr mesatar dhe kaverdisim per pak minuta proshuten e pjekur derisa te marre ngjyre te lehte nga te gjitha anet. |
3
Kryer
|
Shtojme kremin pana, e rregullojme me kripe dhe shtojme te verdhat e vezeve duke i perziere mire. Shtojme edhe djathin grana te grire dhe e leme salcen te trashet per pak minuta. |
4
Kryer
|
Hedhim makaronat tashme te ziera tek salca me pana dhe proshute dhe i perziejme. I servirim te ngrohta me pak djathe te grire ne siperfaqe. |