1 0

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
1 kg kadaif
500 gr arra të thërrmuara dhe të pjekura
500 gr gjalp
2 lugë çaji kanellë
...për sherbetin:
1 litër ujë
1,5 kg sheqer
2 lugë gjelle lëng limoni

Vlerat ushqyese të recetës

7 gr
Proteina
28 gr
Yndyrna
88 gr
Karbohidrate
612
Kalori për racion
Kadaif me arra

Kadaif me arra

Kadaifi është një ëmbëlsirë klasike Shqiptare e pregatitur me brumë në fije, të cilit i hidhet shumë gjalp, arra dhe regjet në sherbet të trashë.

Karakteristikat::
  • Pa laktozë

Përbërësit

  • ...për sherbetin:

Udhëzimet

Share

Hapat

1
Kryer

PREGATITJA E MBUSHJES

Përziejmë arrat me kanellën dhe i lëmë mënjanë.

Në këtë moment, kadaifin mund ta pregatisim në dy mënyra:

2
Kryer

1.KADAIF ROLE'

Për të pregatitur kadaifin rolè, e ndajmë kadaifin në 24 pjesë. Çdo pjesë e hapim në formë gjatësore, vendosim në mes një lugë mbushje me arra dhe e rrotullojmë në formë rolèje duke i vendosur copat njëra pas tjetrës në një tavë të lyer me gjalp. I spërkasim sipër me gjalpin e mbetur përpara se ta pjekim në furrë.

3
Kryer

2. KADAIF I SHTRUAR

E ndajme kadaifin në dy pjesë të barabarta. Shtrojmë si fillim në tavën e lyer me gjalp gjysmën e kadaifit, hedhim të gjithë mbushjen me arra duke e shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme dhe shtrojmë sipër edhe kadaifin e mbetur. E spërkasim sipërfaqen me gjalpë përpara se ta pjekim në furrë.

4
Kryer

PJEKJA

E pjekim në furrë të parangrohur në 160°C për 50-60 minuta, apo derisa në sipërfaqe të ketë marrë ngjyrë të artë. E lëmë të ftohet plotësisht përpara se ti hedhim shurupin.

5
Kryer

SHERBETI

Vendosim në një tenxhere ujin, sheqerin dhe lëngun e limonit. E ziejmë egzaktësisht 7 minuta që nga fillimi i marrjes valë të shurupit duke e përzierë në mënyrë që sheqeri të shkrihet plotësisht. Pas kësaj, ia hedhim me lugë kadaifit tashme të ftohtë derisa ta thithi të gjithë sherbetin (pra kadaifi i ftohtë, sherbeti i nxehtë). E lëmë një natë ose 8-10 orë në mënyrë që të sigurohemi që i gjithë shurupi është thithur nga kadaifi. Më pas e shërbejmë të ndarë në copa.

Shëndetlie me mjaltë
previous
Shëndetlie me mjaltë
Pite italiane (piadine)
next
Pite italiane (piadine)
Shëndetlie me mjaltë
previous
Shëndetlie me mjaltë
Pite italiane (piadine)
next
Pite italiane (piadine)

6 komente Fsheh komentet

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here