Përbërësit
-
3 banane
-
pak lëng limoni
-
100g gjalp në temperaturë ambjenti
-
2 vezë
-
80g sheqer kane (sheqer kaf)
-
200g miell
-
1 pako e vogël pluhur pjekës
-
1 lugë kafe sodë buke
-
kanellë
Udhëzimet
Ju ndodh shpesh qe bananet ne shporten e frutave t’ju nxihen e zbuten? Mos guxoni ti hidhni! Pregatisni nje kek me banane i cili eshte ideal per mengjes, dhe e gjithe shtepia do te mbushet me aromen e kendeshme te tyre. Receta eshte super e thjeshte dhe e shpejte.
Hapat
1
Kryer
|
Fillojme duke shtypur me pirun bananet te cilat duhet te jene shume te pjekura. Sa me te pjekura bananet, aq me te embla dhe aromatike jane! I sperkasim me pak leng limoni ne menyre qe te mos nxihen nderkohe qe pergatisim brumin. |
2
Kryer
|
Per brumin, rrahim gjalpin ne temperature ambjenti (te cilin e kemi lene 1,5-2 ore jashte frigoriferit) me vezet dhe sheqerin kaf. Sasine e sheqerit kaf mund ta ulim deri ne 50g nese e shohim qe bananet jane shume shume te embla. |
3
Kryer
|
Shtojme purene e bananeve duke e perziere mire. Ne fund shtojme dhe miellin. Per te realizuar fryrjen e kekut do te perdorim 1 pako te vogel pluhur pjekes dhe 1 luge te vogel sode. Nderkohe per ti dhene edhe me shume shije do te shtojme pak kanelle. |
4
Kryer
|
E hedhim brumin ne nje tave te lyer me gjalp dhe me miell dhe e nivelojme mire. Une kam vendosur ne siperfaqe edhe nje banane te prere ne menyre gjatesore, por kjo eshte ne deshiren tuaj. |
5
Kryer
|
E pjekim kekun ne 180 grade celcius per rreth 60 minuta. Kur e shohim qe keku po merr shume ngjyre ne siperfaqe, e mbulojme me leter alumini dhe vazhdojme pjekien. |
6
Kryer
|
E leme te ftohet plotesisht ne temperature ambjenti ne menyre qe keku "te kulloje" perpara se ta servirim. |
2 komente Fsheh komentet
Shume e mire …flm
Shume I mire