Përbërësit
-
600 gr miell
-
2 vezë
-
1 gotë qumësht
-
2 lugë gjalp në temperaturë ambjenti
-
1 lugë të vogël maja birre të thatë
-
1 majë luge kripë
-
për mbushje reçel
-
për zbukurim sheqer pluhur
Udhëzimet
Krapfen zakonisht mbushen me krem pastiçerie, reçel kajsish, reçel kumbulle, çokollatë etj.
Hapat
1
Kryer
|
Në një enë të thellë hedhim 2 lugë sheqer, 2 lugë gjalp, qumështin e ngrohtë në të cilin kemi tretur majanë e birrës, vezët e plota, vaniljen dhe pak kripë. I përziejmë të gjitha bashkë derisa përbërësit të shkrihen tek njëri tjetri dhe pas kësaj shtojmë miellin. Vazhdojmë rrahjen derisa të formohet brumi relativisht i butë, por që të shkëputet nga dora. Masën e punojmë me dorë në një sipërfaqe horizontale për rreth 5 minuta (në këtë mënyrë bombolonet bëhen më të buta) dhe duke i shtuar miell nqs është e nevojshme. Brumin e vendosim në një vend të ngrohtë të mbuluar me një pecetë derisa të fryhet për 1 orë -1 orë e 1/2. |
2
Kryer
|
Kur brumi të jetë gati e vendosim në sipërfaqen horizontale të spërkatur me miell dhe formojmë me të një petë të trashë rreth 1/2 cm. Me ndihmën e një gote (apo forme të rrumbullakët) presim 12 rrathë të cilët i lëmë të fryhen edhe për 1/2 orë. |
3
Kryer
|
Në një tigan hedhim mjaftueshëm vaj dhe i skuqim bombolonet për 2 minuta nga secila anë derisa të kenë marr një ngjyrë kafe të errët. I vendosim në një pjatë të madhe mbuluar me letra thithëse për t'i hequr vajin e tepërt. Kur bombolonet të jenë ftohur, me ndihmën e një thike me majë të mprehtë hapim një zgavër në të cilën fusim reelin me anë të një luge të vogël. Së fundi, i spërkasim me sheqer pluhur. |
11 komente Fsheh komentet
shume te shijshme
mmmmm sa te mira duken,qe neser do ti bej:)
shum te mira mmmmmmmmmmmmmmmm
ju pergezoj per ket faqe
vertet duken te bukura ne shikim mirpo ne shije nuk e di,mesiguri edhe me te bukura :)…ju pergezoj per kete faqe vertet te bukur..
do tju bej nje suprize prinderve sepse jam e sigurte jane shume te lodhur prej andej nga kane shkuar dhe keto bonbolone kaq te shijeshme me nje gote caj do te jene perfekte per te realizuar ket suprize
Shume te mira….kjo faqe eshte fantastike.
Eshte 1 recete e shijshme.
Shume te mira jane i kam bere dhe me dolen shume te shijshme… shume faleminderit per recetat tuaja.
KJO RECETE ESHTE E MREKULLUESHME ,UNE I KAM BERE SHUME HERE DHE ME KANE SHUME TE MIRA …SHUME FALEMINDERIT PER RECETAT TUAJA KAQ TE SHIJSHME QE NA SYGJERONI .
nuk me del e perfunduar receta… ne cfare temperature duhen pjekur dhe per sa kohe? faleminderit dhe ju pergezoj per faqen
@Jona, po e rregullojme tani receten. Nuk e di pse shume prej tyre i eshte fshire automatikisht paragrafi i fundit :S