0 0
Krem gjalpi

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

...për të mbushur një tortë ⌀24cm:
250 gr gjalp në temperaturë ambjenti i një cilësie shumë të mirë
500 gr sheqer pluhur i situr
2-4 lugë gjelle qumësht
1 majë luge vanilje

Krem gjalpi

mjaft i përdorur për mbushjen apo zbukurimin e tortave të ndryshme

Duke qenë se është pak i fortë në shije, këshillohet të përzihet me Krem marengë apo me Krem pastiçerie. Gjithashtu duhet patur kujdes që raporti i sheqerit dhe gjalpit të jetë gjithmonë 1:2, pasi nqs i hedhim më shumë gjalp ose sheqer seç duhet, prishet struktura e kremit dhe bëhet i paqëndrueshëm.

  • 15 Min
  • E thjeshtë

Përbërësit

  • ...për të mbushur një tortë ⌀24cm:

Udhëzimet

Share

Krem gjalpi

Hapat

1
Kryer

Në një tas të madh, rrahim gjalpin e zbutur me ndihmën e një mikseri elektrik ose një luge druri derisa të bëhet kremoz. Shtojmë gjysmën e sheqerit pluhur dhe vazhdojmë rrahjen derisa të zbutet akoma më shumë.

2
Kryer

Shtojmë gjysmën tjetër të sheqerit, 2 lugë qumësht dhe vazhdojmë përzierjen derisa të kemi arritur trashësinë e dëshiruar. Nëse kremi rezulton shumë i lëngshëm, shtojmë akoma edhe pak sheqer pluhur, apo nëse rezulton shumë i trashë, shtojmë akoma edhe pak qumësht. Shtojmë së fundi edhe vaniljen duke e perzierë mirë, e mbulojmë tasin me letër celofoni dhe e ruajm në frigorifer për maksimumi 3 ditë. Përpara se ta përdorim, e lëmë në temperaturë ambjenti për disa orë dhe e rrahim për pak sekonda me mikser elektrik për ti rikthyer butësinë.

Krem pastiçerie klasik
previous
Krem pastiçerie klasik
Qofte me mish të grirë në salcë domatesh
next
Qofte me mish të grirë në salcë domatesh
Krem pastiçerie klasik
previous
Krem pastiçerie klasik
Qofte me mish të grirë në salcë domatesh
next
Qofte me mish të grirë në salcë domatesh

14 komente Fsheh komentet

nuk e kam fort te qarte masen, pasi thuhet se raporti i sheqerit dhe gjalpit eshte 1 me 1 por nderkohe tek perberesit nuk eshte ky raport. help..

Ju falenderoj per shpjegimin por ajo doja te dija nuk ka lidhje me vezet por me raportin gjalp:sheqer , tek perberesit thuhet 250 gr gjalp dhe 150 gr sheqer , ndersa me lart thuhet se eshte shume i rendesishem raporti 1:1 Cili raport duhet marre si i sakte ? Pres pergjigjen tuaj , faleminderit.

me falni,por tek raporti i perbersve ju keni shkruar 500 gr sheqer kurse tek komentet keni then 150 gr sheqer mereni si te sakt…..??? Faleminderit

@Teuta, receta eshte ndryshuar, pasi eshte gjetur nje me e mire se e para. Keshtuqe merr te mireqene perberesit dhe masat tek receta qe eshte aktualisht.

Kremi i gjalpit do te dilte me i mire dhe me i qendrueshem nese do te perdoret Icing Sugar. Gjithashtu dua te shtoj se Qumeshti hidhet pas perzierjes se gjalmit te rrahur me sheqer. Nese duam ta bejme kremin me ngjyre , atehere kur shtojme qumesht , duhet te hedhim dhe disa pika ngjyrues.

Kjo lloj recete i perket stilit Amerikan , ku ka vetem keta perberes , por me i miri do te ishte ai Italiani pasi eshte me i bute dhe kremoz 🙂

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here