Përbërësit
-
1 pandispanjë me kakao
-
100 ml krem pana për ëmbëlsira
-
200 gr krem maskarpone
-
400 gr qershi
-
70 gr sheqer
-
35 gr sheqer pluhur
-
3 lugë gjelle liker qershie (Kirsch apo tjetër)
Udhëzimet
Hapat
1
Kryer
|
Në një tas rrahim maskarponen, panën, sheqerin pluhur dhe e vendosim në frigorifer. Qershive i heqim bërthamën dhe i ziejmë në 200ml ujë bashkë me sheqerin dhe kanellën në zjarr të ulët për rreth 8 minuta. Ndajmë kokrrat e qershisë veç nga shurupi dhe i lëmë të dyja të ftohen. Kur shurupi të jetë ftohur plotësisht, i shtojmë likerin e qershisë dhe e perziejmë. |
2
Kryer
|
Presim pandispanjën sa madhësia e gotës (diametri) dhe e vendosim në fund të çdo kupe. Shtojmë nje shtresë krem me maskarpone, disa qershi dhe e përsërisim dhe një herë procedurën duke formuar dy shtresa. I vendosim kupat në frigorifer për të paktën 2 orë përpara se ti servirim. Në fund mund ta zbukurojmë sipërfaqen me pak kakao apo me copëza të vogla çokollate. Të drejtat e imazhit i përkasin: www.pinterest.com |
3 komente Fsheh komentet
pershendetje desha te bej nje pyetje me qfar pije jo alkoolike mund ta zevendesojme likerin pasi qe une nuk konsumoj pijet alkoolike. ju falemderit per mirkuptim dhe pres nje pergjigjje nga unegatuaj.com
@Eda, mund ta zevendesosh likerin e qershise me shurup qershie te cilin e gjen ne cdo supermarkete.
i love krepat