0 0
Makarona spageti me limon në shportë alumini

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
350 gr makarona të gjata (spaghetti, linguine etj)
2 domate
1 thelpi hudhër
2 lugë gjelle limon (lëngu)
2 lugë të vogla kaperi të shpëlarë
borzilok i freskët
vaj ulliri
kripë
piper i zi i sapobluar

Vlerat ushqyese të recetës

12 gr
Proteina
4 gr
Yndyrna
70 gr
Karbohidrate
367
Kalori për racion

Makarona spageti me limon në shportë alumini

Limoni është një burim i shkëlqyer i vitaminës C, A e B1 dhe i acidit citrik.
Lëngu i tij mund të përdoret si zëvendësues i uthullës në sallatë, si antioksidant për perime dhe fruta të ndryshme, në marinada, në sallatën e frutave etj.

Karakteristikat::
  • Vegjetariane
Kuzhina::

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Duke shfletuar një libër kuzhine kryesisht me receta italiane, më ra në sy një e tillë ku përbërësi kryesor ishte limoni. Dhe si gjithmonë eksperimentet nuk mungojnë, sidomos nqs bëhet fjalë për një pjatë të freskët e cila mund të konsumohet në ditët e nxehta të verës: makarona spageti me limon ne shport alumini!

Hapat

1
Kryer

Ziejmë makaronat në ujë me kripë për egzaktësisht kohën e treguar në konfeksion, pasi duhet të rezultojnë "al dente".

2
Kryer

Zhysim domatet në ujë të vluar, i lëmë disa minuta në mënyrë që ti hiqet sa më shpejt lëkura dhe i qërojmë. Eleminojmë farat e brendëshme dhe tulin e presim në kubik të vegjël. Vendosim në zjarr një tigan me pak vaj ulliri në të cilin shtojmë domatet, lëngun e limonit, dy lugë nga uji i makaronave, kaperit, pak kripë e piper të zi. E gatuajmë salcën në zjarr të ulët për afër 15 minuta. 5 minutat e fundit shtojmë hudhrën dhe borzilokun. Shtojmë në fund edhe makaronat dhe i përziejmë mirë.

3
Kryer

Marrim një letër alumini dhe i japim formën e një shporte (pjesa shkëlqyese nga jashtë). Hedhim në të makaronat, e mbyllim shportën dhe e pjekim në furrë të parangrohur në 200°C për 15 minuta. I shërbejmë të ngrohta brenda shportës së aluminit.

Tortë Tenerina
previous
Tortë Tenerina
Biskota me miell orizi
next
Biskota me miell orizi
Tortë Tenerina
previous
Tortë Tenerina
Biskota me miell orizi
next
Biskota me miell orizi

2 komente Fsheh komentet

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here