Përbërësit
-
...për brumin:
-
300 gr miell 00
-
20 gr maja birre e freskëtose 5 gr e thatë
-
1/2 gote ujë i ngrohtë
-
2 lugë gjelle vaj luledielli
-
kripë
-
...për mbushjen:
-
200 gr djathë mocarela
-
3 domate
-
2 lugë gjelle vaj ulliri
-
borzilok i freskët
-
kripë
-
piper i zi i sapobluar
-
...tjetër:
-
për skuqje vaj luledielli
Udhëzimet
Këto petulla të mbushura, italiane për nga origjina (panceroti ose kalcone), janë faktikisht një lloj pice e mbyllur në vetvete në formën e gjysmë hënës. Pregatiten me brumin e zakonshem te pices dhe mbushja mund të jetë e kripur (djathë mocarela dhe domate, proshutë e pjekur dhe djathë, gjizë dhe proshutë e tymosur, sallam dhe djathë etj) apo e ëmbël (reçel, krem pastiçerie, nutela etj).
Hapat
1
Kryer
|
Pregatitja e brumit:Hedhim miellin në një tas duke hapur një gropë në mes. Shtojmë pak kripë, vajin e lulediellit dhe majanë e birrës të tretur në ujin e ngrohtë. E punojmë brumin me dorë derisa të formohet një masë homogjene që mund të shkëputet nga duart. Me të formojmë një sferë të madhe të cilën do ta lëmë të vijë për rreth dy orë. |
2
Kryer
|
Pregatitja e mbushjes:I vendosim domatet për pak minuta në ujë të valuar në mënyrë që t'i hiqet lehtë lëkura. I qërojmë, i heqim farat e brendshme, i presim në copa të vogla dhe i gatuajmë për pak minuta në zjarr të fortë në një tigan pa vaj sa të avulloj uji i tepërt. I vendosim në një enë dhe i lëmë të ftohen. Pasi jane ftohur shtojmë djathin mocarela të prerë në kubik të vegjël, borzilokun, vajin e ullirit, pak kripë, pak piper dhe i përziejmë të gjitha bashkë. |
3
Kryer
|
Kur brumi të jetë fryrë e vendosim në tavolinën e punës dhe hapim një petë 4-5 mm të trashë nga e cila nxjerrim shumë disqe me diametër rreth 10 cm (me ndihmën e një gote). Vendosim sipër cdo disku një lugë të vogël nga mbushja e pregatitur dhe e palosim brumin duke formuar një gjysmë hëne. Shtypim anët me dhëmbët e një piruni apo me gishta në mënyrë që mbushja të mos dal jashtë. |
3 komente Fsheh komentet
me duket e mrekullueshme kjo recete
shume te mira keto na e shtine nepsine
I kam henger keto kur kam qene ne itali tek tezja ime. Jane shume te shijshme. Faleminderit qe na e sollet receten