Përbërësit
-
1,2 kg domate
-
3 lugë gjelle vaj ulliri
-
8 gjethe borzilok i freskët
-
kripë
Udhëzimet
Salcë e freskët me domate dhe borzilok: akoma më e shijshme bëhet nëse pregatitet në periudhën korrik-gusht, atëherë kur edhe domatet janë më të pjekura dhe me një aromë më të këndëshme. Por, duhet patur kujdes gjatë zgjedhjes së tyre: shumë të freskëta, shumë të pjekura, jo të forta dhe pa njolla në sipërfaqe.
Në momentin e blerjes së domateve që do të përdorim për të pregatitur salcën, duhet të kemi kujdes të eleminojmë ato që janë të shtypura apo me njolla në sipërfaqe; domatet duhet të jenë tepër të pastra dhe mjaft të pjekura.
Hapat
1
Kryer
|
Lajmë mirë domatet, i thajmë dhe i ndajmë përgjysëm. Heqim pjesën e koçanit dhe e shtrydhim të gjithë lëngun në një enë duke eleminuar plotësisht edhe farat (kjo pjesë nuk na nevojitet për pregatitjen e salcës tonë). |
2
Kryer
|
Tulin e domateve të mbetura e vendosim në një tenxhere inoksi në zjarr të avashëm mbuluar me kapak. I lëmë domatet të gatuhen duke i përzierë herë pas here derisa të zbuten plotësisht. Në këtë moment, i kalojmë në një sitë me vrima jo shumë të vogla dhe lëngun e përftuar e vendosim të trashet në zjarr të fortë. I shtojmë salcës kripë dhe vaj ulliri derisa të arrijë trashësinë e dëshiruar, e heqim nga zjarri dhe shtojmë gjethet e borzilokut të plota apo të ndara në copa të mëdha. |
3
Kryer
|
*Këshillë:Nëse domatet nuk jane shumë të shijshme, mund ti shtojmë salcës qepë dhe hudhra të grira e të kavërdisura për pak minuta në vaj ulliri. |
5 komente Fsheh komentet
O vajza po ti ke harruar kryesoren, qe zjarri duhet mbajtur i javashem se perndryshe salca thahet!!!
pupupu
E kam theksuar qe zjarri duhet mbajtur i avashem kur shperbehet tuli i domateve, dhe me pas i forte per te arritur trashesine e deshiruar te salces.
Pershendetje,komenti im nuk ka te bej me kete reqet ju kerkoj falje,ajo qe mu me duhet eshte nje reqet tjeter e quajtur Domate te thara,nuk mund ta gjej askund shpresj te me ndihmoni,ju faleminderit ne mirkuptim me respekt Arzana..
Po karrota mund te hidhen tek salca?
@Ana, po, mund te hedhesh edhe karrota te grira tek salca.