0 0

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
1 lulelakër
2 lugë të vogla kaperi
2 thelpinj hudhër
1 dorë ullinj të zinj
4 lugë gjelle vaj ulliri
2 lugë gjelle uthull e bardhë rrushi
majdanoz i freskët
kripë
piper i zi i sapobluar

Vlerat ushqyese të recetës

3 gr
Proteina
15 gr
Yndyrna
9 gr
Karbohidrate
173
Kalori për racion
Sallatë me lulelakër, ullinj dhe kaperi

Sallatë me lulelakër, ullinj dhe kaperi

Karakteristikat::
  • Pa gluten
  • Pa laktozë
  • Vegjetariane

E thjeshtë për tu pregatitur, e shëndetshme, e shijshme dhe mund të konsumohet edhe si pjatë kryesore për ata që duan të ruajnë linjat, por nuk heqin dorë nga ushqimi i mire (reduktoni sasinë e vajit të ullirit!).

  • 20 Min
  • Shërbehet per 4 pers.
  • E thjeshtë

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Sallatë me lulelakër, ullinj dhe kaperi: kjo pjatë shërben si shoqëruese mjaft e mirë e recetave me bazë mishi apo peshku.

Hapat

1
Kryer

Fillimisht, pastrojmë lulelakrën duke e ndarë në pjesë të vogla dhe duke mënjanuar koçanin kryesor. E lajmë nën ujë të rrjedhshëm dhe e vëmë të ziejë në ujë me kripë për 15 minuta (apo në avull 30 minuta). Për të evituar erën e keqe që mund të shkaktoj ky perim gjatë zierjes, shtojmë edhe një kore buke të zhytur në uthull.

2
Kryer

Në një tas qelqi hedhim lulelakrën e zierë, shtojmë majdanozin dhe hudhrat të grira hollë, kaperit të shplarë nga kripa, ullinjt e plotë, vajin e ullirit, uthullën, e rregullojmë me pak kripë dhe piper dhe i përziejmë të gjithë përbërësit mirë me njëri tjetrin. E lëmë në këtë mënyrë sallatën të marinohet për të paktën 30 minuta përpara se ta shërbejmë në tavolinë. Mund të konsumohet e ngrohtë, e ftohtë apo në temperaturë ambjenti.

3
Kryer

*Këshillë:

Këtë sallatë mund ta ruani në frigorifer edhe për 5 ditë me rradhë. Vetëm kujtohuni të shtoni majdanozin në momentin e konsumimit.

Patate me rigon
previous
Patate me rigon
Sallatë me rukola, dardhë, grana dhe arra
next
Sallatë me rukola, dardhë, grana dhe arra
Patate me rigon
previous
Patate me rigon
Sallatë me rukola, dardhë, grana dhe arra
next
Sallatë me rukola, dardhë, grana dhe arra

3 komente Fsheh komentet

Kaperit jane fryti i nje bime ne forme shkurre, disa kokrra jeshile te vogla dhe me shije pak pikante. Mund ti gjesh ne cdo supermarkete te qytetit tend. Ruhen nen shellire apo nen uthull dhe jane shume te perdorura ne gatimet mesdhetare.

Sugjerim: Nese sallata me lulelaker ka ne te edhe uthull ajo nuk mund te ruhet ne frigorifer as per ore dhe jo me dite.

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here