0 0
Sepie me bizele

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
1 kg sepie të pastruara
500 gr bizele të freskëta ose të ngrira
1 qepë
2 lugë gjelle salcë domatesh
1/2 gote verë e bardhë
500 ml lëng perimesh
4 lugë gjelle vaj ulliri
pak majdanoz i freskët
kripë
piper i zi i sapobluar

Vlerat ushqyese të recetës

48 gr
Proteina
16 gr
Yndyrna
27 gr
Karbohidrate
468
Kalori për racion

Sepie me bizele

Karakteristikat::
  • Pa gluten
  • Pa laktozë
Kuzhina::

Sepiet me bizele janë një pjatë e dytë shumë e përhapur sidomos në Itali, të cilave i shtohen edhe domate dhe verë e bardhë. 

  • 55 Min
  • Shërbehet per 4 pers.
  • E thjeshtë

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Në recetën origjinale përdoren domate të freskëta dhe të qëruara nga lëkura, ose dy apo tre lugë salcë domatesh sa për ti dhënë pjatës një ngjyrë të kuqe. Kjo recetë është e lehtë dhe preferohet nga ata persona që nuk dëshirojnë të konsumojnë shumë yndyrë, por në të njëjtën kohë nuk heqin dorë nga shija dhe aroma.

Hapat

1
Kryer

Sepiet e pastruara më parë i presim në unaza nëse janë të mëdha, apo i lëmë të plota nëse janë të vogla. Në një tigan hedhim vajin e ullirit, shtojmë qepën e grirë hollë dhe e lëmë derisa të marrë ngjyrë të artë. Pas kësaj shtojmë sepiet, i kriposim, i piperosim dhe i shuajmë me gjysmë gote verë të bardhë. Kur kjo e fundit të ketë avulluar plotësisht, shtojmë pak nga pak lëngun e perimeve dhe i lëmë të gjitha bashkë të ziejnë për rreth 15 minuta të mbuluar me kapak.

2
Kryer

Pasi ka kaluar kjo kohë, shtojmë majdanozin e grirë hollë, bizelet e freskëta (ose të ngrira), 2 lugë salcë domatesh dhe i lëmë të gatuhen përsëri edhe për 30 minuta të tjera në zjarr të avashëm duke i shtuar nëse është e nevojshme lëng tjetër perimesh. Përpara se të fikim zjarrin i rregullojmë me kripë dhe piper dhe i shërbejmë menjëherë.

Të drejtat e imazhit i përkasin: www.dissapore.com

Kallamar me hudhra dhe limon
previous
Kallamar me hudhra dhe limon
Featured Image
next
Sallatë e ftohtë mesdhetare me makarona
Kallamar me hudhra dhe limon
previous
Kallamar me hudhra dhe limon
Featured Image
next
Sallatë e ftohtë mesdhetare me makarona

Një koment Fsheh komentet

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here