Përbërësit
-
4 domate
-
250 gr oriz kokërrgjatë
-
2 thelpinj hudhër
-
5 lugë gjelle vaj ulliri
-
borzilok i freskët
-
majdanoz i freskët
-
mente e freskët
-
rigon i thatë
-
kripë
-
piper i zi i sapobluar
Udhëzimet
Hapat
1
Kryer
|
Lajmë domatet, presim pjesën e sipërme të tyre të cilën do ta ruajm për t’ia vënë si kapele në një fazë të mëvonëshme, i heqim tulin e brendshëm, i kriposi dhe i kthejmë përmbys mbi një pjatë të shtruar me letra kuzhine derisa të kullojë i gjithë lëngu. |
2
Kryer
|
Ziejmë orizin në ujë të kripur, e heqim nga zjarri në gjysmën e kohës që duhet për t’u zierë normalisht dhe e kalojmë nën ujë të ftohtë për të mos lejuar kokrrat të ngjiten njëra me tjetrën. |
3
Kryer
|
I vendosim domatet në tavë të lyer me pak vaj dhe i pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 15 minuta. I servirim të ftohta. |