Përbërësit
-
4 kungull i njomë
-
400 gr domate
-
150 gr peshk ton nën vaj/ujë
-
1/2 tufe majdanoz i freskët
-
1 thelpi hudhër
-
2 lugë gjelle djathë kaçkavall të grirë
-
1 lugë gjelle bukë e tharë e grirë
-
për zbukurim borzilok i freskët
-
vaj ulliri
Udhëzimet
Hapat
1
Kryer
|
Së pari, eleminojmë dy skajet e kungulleshkave, i lajmë dhe i ndajmë në dy pjesë sipas gjatësisë së tyre. Me ndihmën e një luge të vogël, heqim tulin e brendshëm, e presim hollë dhe e bashkojmë me peshkun ton, domatet në copa të vogla (pa fara, vetëm tuli) dhe me hudhrën e grirë hollë. |
2
Kryer
|
Në një tas të vogël rrahim vezën dhe ia shtojmë përbërjes së mësipërme me ton, shtojmë galetën, djathin e grirë, majdanozin dhe pak kripë. I përziejmë mirë derisa të gjithë përbërësit të jenë lidhur me njëri tjetrin. Kjo masë do të na shërbejë për të mbushur kungulleshkat. |
3
Kryer
|
Lyejmë një tavë me pak vaj ulliri dhe rreshtojmë kungulleshkat e mbushura, i spërkasim në sipërfaqe me një fije vaj ulliri, shtojmë pak ujë në fund të tavës dhe i lëmë të piqen në këtë mënyrë për rreth 20 minuta në 180°C. Në fund të gatimit e zbukurojmë pjatën me borzilok të grirë dhe e servirim. |
6 komente Fsheh komentet
me duket shum interesante dhe me shume vlera ushqimore po me duket se keni harruar pa perfshire domatet .nuk i pash ti kishit perfshire ne recete
komplimente per kete site
domatet si ti bashkojme te grira ne copa te vogla apo te bera salce
Domatet i prete ne copeza te vogla dhe ia shton perberjes.
Shume interesante dhe duket fare e thjeshte per tu pergatitur.
Kisha vetem nje pyetje…”cfare eshte galeta”?
@Anonym, galeta eshte buke e thare e therrmuar imet.
Ah pangrattato…shume flm!