Përbërësit
-
8 feta proshutë e pjekur
-
200 gr krem djathi
-
1 dorë ullinj jeshil
-
1/2 domate
-
2 lugë gjelle qumësht
-
borzilok i freskët
-
kripë
-
piper i bardhë
Udhëzimet
Rolè proshute të shijshme, kaq të thjeshta për tu pregatitur, janë të preferuara si nga të rriturit ashtu dhe nga fëmijët. Më poshtë po paraqesim një nga tipet më të përhapura të rolève, ato me ullinj dhe domate.
Hapat
1
Kryer
|
I heqim bërthamën ullinjëve dhe i presim në copëza të vogla; presim në kubik të vegjël domatet dhe grijmë hollë borzilokun. Në një enë punojmë djathin kremoz me qumështin, shtojmë pak kripë dhe piper derisa të përftojmë një krem i cili hapet shpejt mbi fetat e proshutës. Shtojmë ullinjtë, domatet, borzilokun dhe i përziejmë të gjitha bashkë. |
2
Kryer
|
Me këtë masë lyejmë fetat e proshutës të cilat i rrotullojmë derisa të formohen rolèt që i fiksojmë me kunja dhëmbësh (si në figurë). |
Një koment Fsheh komentet
kjo eshte receta ime e proferuar del dicka e bukur dhe shume e shijshme