Përbërësit
-
3 fileto derri
-
400 gr kërpudha Champignon
-
12 feta të holla pançetë e tymosur
-
3 thelpinj hudhër
-
1 tufë majdanoz i freskët
-
2 lugë gjelle gjalp
-
2 lugë gjelle vaj ulliri
-
rozmarinë
-
gjethe dafine
-
kripë
-
piper i zi i sapobluar
Udhëzimet
Rosto derri e mbushur me kërpudha: kjo recetë mund të pregatitet edhe me mish viçi, por preferohet ai i derrit pasi piqet shpejt dhe i shkon më tepër mbushjes me kërpudha. Në këtë rast pjesa më e mirë është ajo e kofshës të cilën nëse e keni të paprerë, mund të formoni vetë fileto me trashësi rreth 2cm që duke u rrahur do të hollohen akoma dhe më shumë. Si garniturë mund të shërbejnë patatet me rigon recetën e së cilave do ta gjeni këtu.
Hapat
1
Kryer
|
Fillimisht, rrahim filetot e derrit me një rrahëse mishi, i lëmë mënjanë dhe vazhdojmë me pregatitjen e mbushjes me kërpudha. |
2
Kryer
|
Kavërdisim në zjarr mesatar për rreth 15 minuta kërpudhat e pastruara dhe të prera në feta me dy lugë vaj ulliri, majdanozin e grirë hollë, pak kripë dhe pak piper. |
3
Kryer
|
Mbushim çdo fileto me masën e përftuar me sipër, e rrotullojmë në formën e një rolè-je, e rrethojmë me feta pançete të tymosur dhe e lidhim me spango kuzhine. Këto rosto i vendosim në tavë të lyer me 2 lugë vaj ulliri dhe i pjekim në furrë të parangrohur në 150°C për rreth 1 orë e 30 minuta duke vendosur edhe disa gjethe dafine dhe rozmarinë për aromë. Duhet të kemi kujdes ti rrotullojmë herë pas here duke shtuar ndonjë gotë lëng mishi apo ujë nëse është e nevojshme (për të mos u ngjitur). Në momentin e fundit, e gradojme furrën në 300°C (apo në maksimum) dhe i lëmë rostot të marrin një faqe të kuqerremtë nga të gjitha anët. Kur rostot të jenë gati, i vendosim në një pjatancë të madhe dhe i presim në feta. |
2 komente Fsheh komentet
provojini me bere nje supe me kerpudha qe eshte nje gje e shkelqyeshme dhe eshte shume e thjeshte me e bere
ok keti,na e shkruaj si e ben ti supen.