Përbërësit
-
1 litër qumësht
-
4 lugë gjelle miell
-
5 lugë gjelle gjalp në temperaturë ambjenti
-
arrë moskatë e grirë
-
kripë
Udhëzimet
Salca beshamel mund të përdoret për ti dhënë shije Lazanjave, Kanelonit, por edhe Mishit, Peshkut e Perimeve. Edhe në recetat shqiptare kjo salcë ka gjetur një përdorim relativisht të gjerë psh tek Pastiço apo Musakaja.
Hapat
1
Kryer
|
Për të pregatitur beshamelën si fillim vendosim në zjarr të avashëm gjalpin, e lëmë të shkrijë dhe hedhim pak nga pak miellin duke e përzierë përbërjen në mënyrë energjike për disa minuta që të mos formohen kokërriza. Kështu kemi përftuar atë që francezët e quajnë roux [ru]. Heqim roux nga zjarri dhe i shtojmë pjesë pjesë qumështin e ngrohtë duke e perzierë me një lugë druri. |
2
Kryer
|
E vendosim përsëri tiganin në zjarr derisa salca të filloj të ziejë dhe në këtë moment i hedhim pak kripë dhe pak arrë moskatë. E mbulojmë me kapak dhe e lëmë të ziejë në zjarr të avashëm për 10-15 minuta duke e përzierë herë pas here derisa të arrijë trashësinë e dëshiruar. |
3
Kryer
|
*Këshillë: Kur pregatisim beshamelën (sidomos nëse jemi fillestar) është mirë që gjalpin dhe miellin të mos i përziejmë mbi zjarr: mielli ka vetinë të skuqet shumë shpejt duke formuar kokrriza të cilat janë shumë të vështira për tu tretur. Prandaj heqim një moment tiganin nga zjarri, shtojmë miellin, e përziejmë derisa të shkrihet në gjalp dhe më pas hedhim qumështin duke e vendosur sërisht në zjarr të avashëm. |
4
Kryer
|
Sipas recetes që po pregatisim, bashkë me qumështin mund të shtojmë edhe lëng perimesh nqs duam të shoqërojmë këto të fundit me salcë, apo erëza të ndryshme nqs duam të shoqërojmë mishin ose peshkun. |
11 komente Fsheh komentet
Pershendetje deshta te di se cka eshte arre moskate ?
Faleminderit
dhe une se di se cfare eshte arre moskat dhe mesa shikoj eshte perberes i shume recetave.
shum mepelqejn ëmbelsirat
dua ta dij chka eshte arre muskati receta me pelqen te gjitha i keni shkelqyeshem
Arra moskate eshte nje lloj ereze qe perdoret shume ne kuzhine, ka formen e nje arre dhe aroma e saj e kendshme i dedikohet nje vaji aromatik qe permban ne brendesi. Per te pasur nje ide me te qarte ja ku eshte nje pamje e saj:
http://www.omero.it/media/79/20070415-6%20Noce%20moscata.jpg
ju lutem a mund te publikoni nje recete tjeter me eskallop vici ju lutem dhe a mund te me thoni nese cokollata e shkrire ne banjomari a ka te njejten shije si cokollata e shkrire me pak vaj ulliri e kame pare ne televizor ju faleminderit
E dashur Laura, cdo kerkese per recete behet me ane te email-it. Persa i perket pyetjes tjeter, sigurisht qe ajo e shkrire ne banjomari ka shije me origjinale cokollate.
Pershndetje. Jam kurioze beshamelit i hidhet veze apo jo.
Eshte recete praktike!per lazanjen duhet te jepni receten e ragu-t pas nuk e gjejme! Do na ndihmonte
@Turi, kerko ne faqe se e ke edhe receten e lazanjes bolonjeze edhe receten e raguse.
Përbërësit për të bër rragu: 1 karrot 1 qep 1kg mish te grirë dhe 1 shishe salcë
E pret karrotën ne kubik te vegjel po ashtu edhe qepen pastaj i lë të skuqen pastaj hedh mishin e grirë e lë deri sa te skuqet mishi dhe pastaj hedh salcën