Biskota për mëngjes

[recipe time=”20 minuta” difficulty=”e thjeshtë”]

Keto biskota do ti bejne mengjeset tuaja edhe me te shijshme: jane ideale per tu zhytur ne qumesht dhe per tu shijuar nga e gjithe familja. Ose mund ti konsumoni mbasdite me nje gote çaj te ngrohte ne dore. Le te shohim sesi pregatiten:

Perberesit per rreth 40 biskota

  • 500gr miell 00
  • 150gr sheqer + per lyerjen e biskotave
  • 100ml vaj farash (luledielli, misri, soje etj. Mund te perdorni edhe vaj ulliri, por ne kete rast shija do te dale me e forte)
  • 2 veze
  • 50ml qumesht te vaket
  • lekuren e 1 limoni te grire
  • 1 pako te vogel amoniak per embelsira = 10gr ose 1 pako te vogel pluhur pjekes per embelsira

Ne nje tas rrahim vezet me sheqerin me ndihmen e nje mikseri elektrik derisa te formohet nje perberje kremoze. Shtojme vajin, lekuren e limonit, amoniakun e shkrire ne qumesht dhe pak nga pak miellin duke vazhduar rrahjen me shpejtesi te ulet.

Lyejme me miell tavolinen e punes, e transferojme brumin mbi te dhe fillojme ta punojme mire me dore. Nese brumi rezulton ngjites, shtojme edhe akoma miell. Shkepusim me dore pak brume dhe formojme biskota duke i dhene formen e deshiruar, pershembull formen e shkopinjeve ne menyre qe ta kemi me te lehte zhytjen ne filxhanin e qumeshtit. Gervishim lehtesisht siperfaqen e biskotave me dhembet e nje piruni, i kalojme ne nje pjate ku kemi hedhur sheqer, dhe i vendosim ne tave te veshur me leter furre te distancuara nga njera tjetra (biskotat do te fryhen gjate pjekies per shkak te perdorimit te amoniakut).

I pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per 20 minuta derisa siperfaqa te kete marre ngjyre te arte. I leme te ftohen plotesisht ne temperature ambjenti dhe i ruajme ne nje ene te mbyllur hermetikisht per rreth 1 jave.

Foto nga: http://www.mieledilavanda.it
[/recipe]

Advertisements

Tavë me patate, proshutë dhe djathë picash

  • Racione: 6 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Nje pjate teper e shijshme, e cila bashkon mrekullisht shijen e patateve te pjekura me ate te proshutes, djathit dhe kremozitetin e salces beshamele. Mund ta pregatisni ne çdo rast: kur keni shume te ftuar per darke, ne drekat e te dielave tuaja apo edhe thjesht per ta shijuar si pjate te vetme ose garniture. Per me teper, konsumohet si e nxehte (kujdes! nuk do ta ruaj formen), ashtu dhe ne temperature ambjenti, prandaj mund ta pregatisni shume perpara kohe.

Perberesit

  • 4-5 patate te medhaja, te qeruara dhe te prera ne feta te holla
  • 250gr djath picash (djathe qe shkrin)
  • 250gr proshute te pjekur ne feta
  • 500ml salce beshamele te pregatitur sipas recetes qe e gjeni ketu
  • 4 luge gjelle djathe kaçkavall te grire
  • 2 luge gjelle gjalp

Marrim nje tave te rrumbullaket e cila do te na nevojitet per te pregatitur receten. E lyejm me gjalp dhe shtojme ne fund te saj 2-3 luge salce beshamele duke e perhapur mire. Shtrojme fetat e patateve te cilat i mbivendosim lehtesisht siper njera tjetres, nje shtrese djath picash, nje shtrese proshute te pjekur, perseri 2-3 luge beshamele dhe vazhdojme ne kete menyre derisa te gjithe perberesit te mbarojne (duhet te formohen 3 shtresa). Ne fund, shtojme beshamelen e mbetur, e sperkasim taven me djathin e grire kaçkavall, me pak gjalp dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per 45 minuta deri ne 1 ore. E leme te ftohet plotesisht ne temperature ambjenti, e heqim nga forma dhe e sherbejme te vaket te prere ne feta.

Foto nga: https://blog.giallozafferano.it/lacucinadiliberte

Miks djathërash për festa

  • Racione: 8-10 persona
  • Vështirësi: shumë e thjeshtë
  • Shtype

Djathi eshte nje nga ato perberes qe nuk mungon ne asnje tavoline festash. Kjo recete (nese mund te quhet e tille) do tju mesoje mbi te gjitha sesi me disa lloje djatherash te krijoni nje pjatance festive. Ne kemi perdorur kater lloje djatherash, por normalisht mund te miksoni ato qe ju pelqejne me shume!

Perberesit

  • djathe i bardhe dele
  • djathi i bardhe dhie
  • djath kaçkavall dele
  • djath pice
  • ullinj te mbushur me spec ose me bajame

… per salcen e sallates

  • 4 luge gjelle vaj ulliri
  • 2 luge gjelle uthull balsamike
  • 1 luge gjelle majdanoz te fresket
  • 1 luge gjelle borzilok te fresket
  • 1 spec djeges te fresket, te prere shume holle (sipas deshires)
  • 2 thelpinje hudhra, te grira shume holle

I presim te gjithe djatherat ne copa te te njejtes madhesi (per shembull ne drejtkendesha ose katrore).
Ne nje pjatance per antipasta, i rregullojme copat e djathit ne menyre te tille qe te formojme nje rreth duke i alternuar ndermjet tyre. Ne mes vendosim ullinjte e mbushur.

Pregatisim salcen e sallates duke i bashkuar shume mire te gjithe perberesit ne nje tas te vogel. Me kete salce sperkasim djatherat dhe ullinjte. E sherbejme te shoqeruar me feta buke bagete.

Menu mesdhetare për Vitin e Ri #1

Viti i Ri eshte ajo feste qe mbledh çdo familje rreth tavolines se shtruar me gatime tradicionale, por jo vetem! Zakonisht sherbehen rreth 3-4 pjata te para, 3-4 sallata, antipasta, embelsira e garnitura. Te gjitha keto gatime presupozohen se do te konsumohen gjate gjithe javes. Prandaj mos u shqetesoni se keni pregatitur shume…. ne fund te javes nuk do te mbetet asgje!

SALCA, ANTIPASTA DHE SALLATA

Salcë xaxiqe

Saganaqi (djath i bardhe i skuqur)

Sallatë me lakër të bardhë dhe karrota 

Sallatë me fasule të kuqe

PJATAT KRYESORE

Mish qengji frikasè

Fileto viçi me oriz

Rosto derri e mbushur me kërpudha

GARNITURA

Byrek me spinaq

Japrak

Patate në furrë

EMBELSIRA

Kadaif me arra

Biskota me mjaltë dhe arra (melomakarona)

Bakllava me arrë kokosi

Kek i kripur me ullinj dhe djathë të bardhë

  • Racione: 6 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Kete recete e kam provuar vite me pare dhe qe atehere eshte kthyer ne nje nga te preferuarat e familjes sime. Eshte ideale per nje piknik, apo per ta konsumuar te shoqeruar me pak kos ne darke. Gjithashtu, zevendesimi i gjalpit me vajin e ullirit e ben akoma dhe me te shendetshme.

Perberesit

    • 180gr miell 00
    • 300gr djath te bardhe ne kubik
    • 3 veze
    • 100ml qumesht
    • 100ml vaj ulliri
    • nje grusht ullinj pa berthame
    • 2-3 luge ereza te fresketa te grira holle: borzilok, majdanoz, mente, koper etj
    • 1 pako te vogel pluhur pjekes
    • kripe
    • piper i zi i sapobluar
    • pak gjalp

Ngrohim furren ne temperature 180°C.

Ne nje ene rrahim vezet me vajin dhe qumeshtin, shtojme miellin, djathin, erezat, kripe, piper, pluhurin pjekes duke i perziere shume mire. Shtojme se fundi edhe ullinjte ne copa te vogla ose te plote.
Lyejme me gjalp dhe miell nje tave te rrumbullaket ose drejtkendore keku, hedhim perberjen e mesiperme dhe e pjekim ne furre te nxehte per rreth 40 minuta. E leme te ftohet plotesisht ne temperature ambjenti dhe e presim ne feta.

Foto nga: http://etextile-summercamp.org

Karpaço oktapodi me karkaleca

  • Racione: 6 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Pregatitjen e kesaj pjate eshte mire ta fillojme mengjesin e nje dite perpara pasi oktapodi duhet te ftohet plotesisht brenda ujit qe ka ziere. Me pas duhet te pushoje 1 nate brenda ne frigorifer.

Perberesit

…per oktapodin

  • oktapod, 1-1.2kg
  • 1 qepe e vogel, e qeruar
  • 1 dege selino, e qeruar
  • 1 karrote, e qeruar
  • 1 gote vere e kuqe
  • 3 luge gjelle vaj ulliri
  • 1/2 limoni
  • perzierje erezash te fresketa: rozmarine, borzilok, majdanoz, koper

…per ti dhene shije oktapodit

  • 2 luge gjelle vaj ulliri
  • lengun e 1 limoni te shtrydhur
  • 1 luge gjelle piper i kuq kokerr
  • piper i bardhe i bluar
  • kripe

…per karkalecat

  • 500gr karkaleca te qeruar
  • 2 luge gjelle vaj ulliri
  • 3 luge gjelle konjak

…per shoqerim

  • 2 finok te pastruar dhe te prere shume holle
  • 2 luge gjelle vaj ulliri
  • 1 luge gjelle leng limoni
  • kripe

Lajme shume mire oktapodin, eleminojme te brendshmet, syte dhe gojen (ose blijeni direkt te pastruar nga peshk shitesi per te kursyer kohe).
Ne nje tenxhere te madhe, ziejme rreth 4 litra uje, shtojme qepen, selinone, karroten, erezat e fresketa, veren e kuqe, vajin e ullirit dhe gjysme limoni. E zhysim oktapodin 3 here ne uje te nxehte ne menyre qe ti perdridhen tentakulat. E ziejme per 1 ore e gjysme ne zjarr te ulet derisa te zbutet (e kuptojme qe eshte zbutur kur arrijme te depertojme me majen e nje thike ne tentakulat e tij). I veme kapakun dhe e leme te ftohet plotesisht brenda ne tenxhere.
Pasi eshte ftohur, e nxjerrim nga uji dhe e thajme shume mire me letra kuzhine. E vendosim ne nje leter celofoni ashtu te plote (te paprere) dhe e mbyllim letren ne forme karamele duke e shtrenguar shume mire nga te dyja anet. E mbeshtjellim edhe me leter alumini dhe e vendosim ne frigorifer per minimumi 8 ore, ose gjithe naten.Pasi ka kaluar kjo kohe, heqim letren e aluminit dhe te celofonit dhe e presim oktapodin sa me holle te mundemi me ndihmen e nje thike te mprehte duke e vendosur ne nje pjate te ceket ne te cilen do ta servirim.

Pregatisim salcen me te cilen do ti japim shije oktapodit: ne nje tas te vogel perziejme shume mire vajin e ullirit, lengun e limonit, piperin e kuq kokerr, piperin e bardhe dhe kripen. Sperkasim me kete perzierje oktapodin.

Ne nje tjeter ene perziejme fetat e holla te finokut me vajin e ullirit, lengun e limonit dhe pak kripe. I hedhim edhe keto siper oktapodit.

Pregatisim karkalecat: i thajme mire me leter kuzhine dhe i kaverdisim ne vaj ulliri ne zjarr te larte per 2-3 minuta. I shuajme me konjak dhe e leme derisa te avulloje plotesisht. I sperkasim me kripe.
I vendosim karkalecat ne mes te pjates me karpaço oktapodi dhe e sherbejme.

Kete antipaste mund ta shoqerojme me ullinj te zinj pa berthama, domate qershize dhe shkopinje buke te thekur.

Djathë i bardhë i skuqur me susam dhe mjaltë

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype


Realisht jemi me fat qe ne vendin tone gjenden ushqime kaq te ngjashme (per te mos thene me te mira) me vendet fqinje! Kjo recete e ka origjinen nga ishulli i Kretes ne Greqi. Ne fakt behet fjale per nje antipaste qe kenaq shijet edhe te vegjetarianeve. Une preferoj shpesh ta konsumoj si vakt te veçante pasi e adhuroj kombinimin e shijes se kripur te djathit te bardhe, me farat e susamit te pjekura dhe shijen e embel e delikate te mjaltit. E gjitha shoqeruar me nje gote vere te bardhe te fresket!
Ju duket e veshtire per tu pregatitur? Epo, nuk eshte fare! Le ta shohim receten me ne detaj:

Perberesit

  • 4 feta djath te bardhe dele, nga 50-70gr secila, prere ne forme katrore
  • 2 veze, te rrahura pak
  • 4 luge gjelle miell
  • 6 luge gjelle fara susami
  • 1 luge çaji paprika (speci i kuq i embel pluhur)
  • 1 luge çaji piper i zi i sapobluar
  • vaj ulliri ose luledielli per skuqje
  • 4 luge gjelle mjalt

Hedhim ne tre tasa te ndryshem: ne njerin vezet e rrahura pak, ne tjetrin miellin e perziere me paprika dhe piper te zi dhe ne te fundit farat e susamit.
Kalojme fetat e djathit fillimisht ne miell, me pas ne veze e ne fund ne farat e susamit duke i veshur mire nga te gjitha anet.

Ngrohim vajin ne nje tigan qe nuk ngjit dhe skuqim fetat e djathit derisa te marrin ngjyre te arte nga te gjitha anet. I vendosim siper nje letre kuzhine ne menyre qe ti thithim yndyren e tepert.

Nderkohe ngrohim mjaltin ne mikrovale ose ne nje ene te vogel ne zjarr te ulet, derisa te behet i lengshem.

I sperkasim fetat e djathit me mjaltin e ngrohte dhe i sherbejme menjehere.

Foto nga: https://londoneats.wordpress.com

menu javore #5

Ne kete postim kam bashkuar disa nga recetat e mia te preferuara per tju sjelle nje menu javore te planifikuar paraprakisht.

Shkurtimisht, javen do ta planifikojme keshtu:

E hene – do te jete dita pa mish! Mishin do ta zevendesojme pergjithesisht me bishtajore.

E marte – mish pule

E merkure – receta Italiane (makarona/njoki etj)

E enjte – gjelle me mish viçi

E premte – supa me mish ose jo/byrek

E shtune – gatime me prodhime deti ose eksperimentim me receta te reja

E diel – receta tradicionale ose tradicionale te modernizuara

Do tju sugjeroj gjithashtu edhe:
nje embelsire per ta gatuar ne fundjave, ne menyre qe mengjesi i se dieles te behet me i shijshem!
dy sallata per te shoqeruar vaktet kryesore gjate javes. Zgjedhja e sallates eshte mjaft personale, per kete arsye perbersit nuk jane perfshire ne listen e pazarit. Une zakonisht pregatis nje sallate cdo dy ose tre dite dhe e ruaj ne frigorifer ne nje tas me kapak hermetik.

Menuja javore do te postohet çdo te premte ne faqen unegatuaj.com!

E HENE

Supë krem me thjerrëza të kuqe

E MARTE

Fileto pule me salcë mustarde

E MERKURE

Makarona me patate

E ENJTE

Turli me perime

E PREMTE

Byrek me presh dhe qumësht

E SHTUNE

Peshk barbun me salcë në furrë

E DIEL

Rosnica me pulë

EMBELSIRE

Kek me portokall

SALLATA

Sallatë kapriçoze

Sallatë me fasule të kuqe

Supa e parë e bebit

  • Racione: 1 femije
  • Vështirësi: shumë e thjeshtë
  • Shtype

Supa e pare e bebit duhet patjeter te permbaje tre perimet kryesore te cilat nuk shkaktojne alergji dhe jane lehtesisht te tretshme nga organizmi i tyre i vogel: karrota, patate dhe kungulleshke (ose kungull portokalli). Nuk ka nje sasi te mirepercaktuar pasi çdo gje varet nga oreksi i femijes. Fillohet me disa luge duke e rritur me pas sasine.
Lengun e perimeve e pregatisim nje here ne dy dite dhe e ruajme ne frigorifer ne nje tas te mbyllur hermetikisht.

Perberesit

  • 1 patate e vogel, e qeruar, ne copa te vogla
  • 1 karrote e vogel, e qeruar, ne copa te vogla
  • 1 kungulleshke e vogel, ne copa te vogla (ose kungull portokalli)
  • 1 liter uje te ftohte
  • 1 luge e vogel djath parmixhano ose grana te grire
  • 1 luge e vogel vaj ulliri
  • per trashje: miell misri dhe tapioka ose miell orizi pa qumesht

Ziejme ne uje te ftohte pa kripe te gjitha copezat e perimeve per 1 ore derisa te zbuten plotesisht. Kullojme lengun dhe i leme perimet menjane.

Javen e pare pregatisim ushqimin vetem me lengun e perimeve duke e trashur me miell orizi apo miell misri dhe tapioka. I japim shije me nje luge te vogel vaj ulliri ekstra te virgjer dhe nje luge te vogel djath te grire parmixhano, i cili eshte nje burim i shkelqyer kalciumi dhe proteinash.
Pas javes se pare, shtojme edhe perimet e kaluara ne mikser, duke shtuar sasine e perimeve dhe duke reduktuar miellin. Si alternative e miellit per trashje mund te shtojme makarona shume te vogla te cilat jane posaçerisht per beba, duke filluar nga muaji i katert.
Foto nga: http://www.profumodicosebuone.com