
Perberesit
- 800gr kerpudha Porcini ose Champignon
- 2 thelpinje hudhera, te shtypura
- 5 luge vaj ulliri
- 2 luge majdanoz te fresket te grire holle
- kripe
- piper te zi te sapobluar
Me nje levizje rrotulluese ndajme kapelen e kerpudhave nga kemba, me pas me ndihmen e nje thike me maje te mprehte, pastrojme kemben nga dhèu qe mund te kete mbetur dhe te njejten gje bejme me pjesen e siperme dhe te poshtme te kapeles.
Kalojme nje pecete te lagur mbi siperfaqen e kerpudhave dhe i presim ne copa relativisht te medha.
Ne nje tigan hedhim vajin e ullirit dhe hudhrat e shtypura, shtojme kerpudhat dhe i gatuajm ne zjarr te avashem per jo me shume se 10 minuta. Disa minuta perpara se ti heqim nga zjarri i rregullojme me kripe, piper, majdanoz dhe i servirim te ngrohta.
*Keshille: Kerpudhat nuk duhen lare kurre nen uje te rrjedhshem, pasi ne kete menyre humbasin pjesen me te madhe te shijes dhe vlerave ushqyese. Por nqs ato jane vertete shume te pista me dhè, i lajme nen uje te ftohte sa me shpejt te jete e mundur per pak sekonda dhe i fshijme menjehere.
Foto nga: http://lacasapane.ro/
i love this,,,,,E kam gatuar disa here dhe me peqen shume.
PëlqejeniPëlqejeni
Faleminderit qe na ndjek Seri 🙂
PëlqejeniPëlqejeni
Eshte kenaqesi per mua.
E di cfare do desha une nga ju?????
Une vij nga nje familje me prejardhje came (im ate kishte lindur ne cameri),dhe do te me pelqente shume nese dikush do te mundte te na shruante ndonje recete te gatimeve came…
Ndofta ju duket kerkese e cuditshme,por per cudi asgjekundi nuk i gjej gatimet came…:(
PëlqejeniPëlqejeni
Une ne keto receta gjej nje pershtypje te madhe sepse mua me pelqejne keto receta. Sidomos Lazanja
PëlqejeniPëlqejeni
Dhe mua me pelqeu shume kjo recete.
Ju falenderojme per kete variacion gatimesh!
PëlqejeniPëlqejeni
Kerpurdha dhe champignon nuk jane e njejta gje? Kush eshte ndryshimi . Ketu i themi champignon te gjitha llojeve te kerpurdhave
PëlqejeniPëlqejeni
Champignon eshte lloji me i shperndare i kerpudhave dhe me ekonomik. Variacionet jane nga me te ndryshme, psh porcini qe jane pak te shtrenjte por me vlera ushqimore te shkelqyera
PëlqejeniPëlqejeni
I like it !
PëlqejeniPëlqejeni