
Kremi i pastiçerise eshte nje nga kremerat me te perdorur per emblesira te tilla si myfle, pastashu, binjè etj. Duke qene se nuk e ruan formen e tij, eshte mire te bashkohet me nje krem me te qendrueshem (psh Krem gjalpi) ne menyre qe te formohen zbukurime te ndryshme mbi torta. Sekreti per te perftuar nje krem perfekt qendron ne hedhjen dalengadale te perberjes me sheqer, veze dhe miell ne qumeshtin e ngrohte dhe e gjithe masa vendoset ne zjarr te avashem duke u perziere shpesh.
Perberesit per 500gr krem pastiçerie
- 500ml qumesht me yndyre te plote (2 gota mesatare)
- 2 luge plot miell ose niseshte
- 6 luge plot sheqer
- 6 te verdha vezesh
- aroma: vanilje/lekure limoni/lekure portokalli
Fillimisht, vendosim qumeshtin per t’u ngrohur ne zjarr te moderuar pervec nje gote e cila do te na nevojitet ne nje faze te mevonshme. E leme disa minuta mbi zjarr dhe me pas e heqim duke shtuar aromen e vaniljes apo aroma te tjera.
Ne nje ene (joalumini) rrahim te verdhat e vezeve me sheqerin me ndihmen e nje mikseri, shtojme miellin, qumeshtin e ftohte qe kemi hequr menjane dhe vazhdojme rrahjen. Kete mase te perftuar ia shtojme qumeshtit te ngrohte ne tenxhere duke vazhduar rrahjen me mikser edhe per disa çaste.(Kujdes! Nese qumeshti nuk eshte i ngrohte, e vendosim perseri ne zjarr.)
Vendosim ne zjarr te avashem te gjithe perberjen duke e perziere here pas here me ndihmen e nje piruni apo teli per rrahje dhe e leme per pak minuta derisa masa te trashet dhe te mos jene formuar kokrriza. E heqim nga zjarri dhe e leme kremin te ftohet duke e perziere here pas here.
*Keshille: Nqs perdorni lekuren e limonit apo te portokallit per te aromatizuar kremin, vendoseni kete te fundit kur qumeshti eshte akoma i ftohte (ne fillim) dhe hiqeni kur ai te jete i vaket (ne fund).
Nqs doni te evitoni formimin e nje “shtrese” ne siperfaqen e kremit kur ky ftohet, mbulojeni me nje leter celofoni apo me nje pecete te lagur apo hidhni pak gjalp ne siperfaqe.
Per Kremin e Pastiçerise te lehte (pa veze), klikoni ketu.
Foto nga: http://www.djfoodie.com
Shume te bukura
PëlqejeniPëlqejeni
Mendoj qe eshte perfekte.
Gjithashtu te gjitha recetat ketu me duken shume te mira dhe ju pergezoj sinqerisht.
PëlqejeniPëlqejeni
Shume e bukur.
PëlqejeniPëlqejeni