Myfle

Myfle foto

Myflet jane nje embelsire teper e lehte per t’u konsumuar dhe per t’u pregatitur. Mund te jene nje zgjidhje ideale ne festat me femije apo edhe per ditelindje e bankete te ndryshme. Mjafton te keni ne shtepi nje pete sfoljat dhe te pregatisni kremin me te cilin ato mbushen; disa fruta te fresketa apo copeza cokollate per zbukurim dhe suksesi eshte i garantuar!

Perberesit per 8 myfle te vogla

Pregatisim rreth 350gr krem diplomat sipas recetes qe do ta gjeni ketu dhe e vendosim ne frigorifer deri ne nje moment te dyte.

Parangrohim furren ne 180C.

Ndajme peten sfoljate ne 16 drejtkendesha te barabarte. I vendosim ne nje tave te shtruar me leter furre, e cpojme komplet siperfaqen e brumit me dhembet e nje piruni, i lyejme drejtkendeshat me pak qumesht dhe i sperkasim me sheqer pluhur. Siper tyre vendosim nje tjeter leter furre dhe i vendosim dicka te rende, psh nje tjeter tave. Kjo do te ndihmoje qe brumi gjate pjekies te mos fryhet dhe te ruaj formen e tij.

I pjekim per 15 minuta derisa te marrin ngjyre te arte dhe te rezultojne krokante. 5 minutat e fundit heqim taven dhe letren e furres qe ndodhet ne siperfaqe duke lejuar keshtu sheqerin pluhur te karamelizohet.

I nxjerrim nga furra dhe i leme te ftohen plotesisht.

Formojme myflen duke vendosur nje drejtkendesh brumi sfoljat ne tavolinen e punes, shtojme 2 luge krem diplomat (ose pak me shume) dhe e nivelojme me pjesen konkave te luges. Vendosim siper kremit nje tjeter drejtkendesh brumi duke e ngjeshur pak me dore. I sperkasim myflet me sheqer pluhur, ose i lyejme me pak krem ne siperfaqe dhe i zbukurojme me copeza cokollate apo fruta te fresketa.

I vendosim ne frigorifer per disa ore ose gjithe naten perpara se ti konsumojme.

Foto nga: http://multinationalcook.blo

Advertisements

10 Comments

  1. Ubejda says:

    Si mund ta bej vet kete sfoliat dhe ky kremi diplomatik se spo kuptoj. Ju lutem me tregoni se shume po mpelqen, ju falimenderit per mirkuptimin.

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: