
Supa me oriz, veze dhe limon, aq e njohur nga te gjithe shqiptaret, ne te vertete ka origjine greke. Emri i saj origjinal eshte Avgolemono e cila do te thote pikerisht veze dhe limon. Kjo recete permban copeza te vogla mishi pule, sasia e te cilave mund te shtohet apo te pakesohet sipas deshires.
Perberesit
- 2 gjokse pule me lekure (500-600gr)
- 1 qepe, e ndare ne 4 pjese
- 1 karrote, e ndare ne 2 pjese
- 1 dege selino, e ndare ne 2 pjese
- 1.5 liter uje te ftohte
- 1 filxhan çaji oriz kokerrumbullaket (sasi e se cilit mund te pakesohet nese e doni supen me te holle)
- 2 veze
- gjalp
- kripe
- leng limoni sipas deshire
- piper/majdanoz te fresket te grire holle
Si fillim pregatisim lengun e pules duke vendosur ne tenxhere gjokset e pules, ujin, qepen, karroten, selinon dhe kripen. Kur te kene marre vale, heqim shkumen qe formohet ne siperfaqe dhe vazhdojme gatimin ne zjarr te avashem per 30-45 minuta. Heqim gjokset e pules nga zjarri dhe i leme ne nje ane qe te ftohen.
Eleminojme edhe perimet dhe ne lengun e pules shtojme orizin te cilin e ziejme per rreth 20 minuta, apo derisa te zbutet. E heqim nga zjarri duke i shtuar mishin e pules te prere ne copa te vogla.
Ne nje tas te madh rrahim vezet me pak kripe dhe i hollojme me 1 gote te madhe uje te ftohte duke i perziere shume mire. Ja shtojme kete perberje supes te cilen e kemi vendosur ne zjarr te avashem duke e perziere per 2-3 minuta.
Ne momentin e servirjes e sperkasim me pak gjalp te shkrire ne siperfaqe, dhe me majdanoz te fresket te grire holle (nese ja servirim femijeve) ose piper te zi te sapobluar (nese ja servirim te rriturve). Sipas deshires i shtojme edhe leng limoni te sapo shtrydhur.
Uaaa, greke na qenka kjo receta!
Une e kam servirur gjithmone si specialitet shqiptar. Nejse, greket na e kane kopjuar, me siguri! 😛 🙂
Nuk e di, po per mua 40 min per te zjere gjoksin e pules me duket nje cik si sh… mgjthse shoh qe ketu u zjeka i plote. Atehere po, ndoshta, se une jam tip qe coku i copetoj qe ne fillim gjerat, se me merr gatimi me pak kohe keshtu.
Une i bie me shkurt: e pres mishin ne copa te vockla qe ne fillim dhe e ve te zjeje nja 10 min, pastaj i hedh orizin qe te zjejne bashke… e gjithe, gjithe per 30 min kam mbaruar pune.
Edhe 3 kokrra veze e 2 limone per 1 liter uje, nuk e di, po per mua jane sh. Ndoshta jep efekt akoma dhe me te trashe keshtu, duke u nisur nga fotoja.
Nejse, une e bej alla shqiptarce, me nje limon e shumta dy veze. Kush e do pastaj me me sh limon e hedh vet ne pjate. 🙂
PëlqejeniPëlqejeni
Olivia, kjo eshte receta origjinale te cilen une e kam provuar dhe me ka dal shume e mire, pastaj varet sa e preferon limonin 🙂
PëlqejeniPëlqejeni
Ke te drejte Olivia dhe mua me duket shume 40min te ziej gjoksi i pules.Po per vezet dhe limonin varet nga ne sa mund te hedhim.Dhe une e bej ndonje here dhe me pelqen.Nuk e dija qe qenka gjelle Greke nejse ne popujt e Ballkanit kemi ngjashmeri ne recetat e gatimit.
PëlqejeniPëlqejeni
prvojeni me gjalp te skuqur ne fund mmmmm…..
PëlqejeniPëlqejeni
E ç’rendesi ka eshte recete greke apo shqiptare.
Rendesi ka nese ju pelqen gatuajeni dhe shijoheni.Me duken pa vend keto komente se i bie te bejme politike dhe per menyren si ushqehemi.
PëlqejeniPëlqejeni
Eh se u hutova pak me pare,dua tiu komplimentoj per site-n tuaj.Eshte me te vertete i mrekullueshem.Ju falenderoj se kam perdite dicka te re per te gatuar per familjen time.E vetmja gje qe dua tiu sygjeroj eshte te regjistroni dhe receta arabe.jane ushqime pak a shume qe na pershtaten dhe kane nje shije te mrekullueshme… kjo nuk eshte nje detyrim thjesht nje sugjerim 🙂 Flm.
PëlqejeniPëlqejeni
Me te vertete super super!
PëlqejeniPëlqejeni
Ju falenderoj per shumellojshmerine e recetave qe na servirni.
PëlqejeniPëlqejeni