Karamel dhe salcë karameli

Te pregatisesh ne kushtet e shtepise karamelin eshte vertete shume e thjeshte. Perfekte per tu hedhur siper embelsirave si pana kota, cheescake, torta te ftohta etj. Me poshte po iu japim dy receta: ate te karamelit dhe te salces me karamel. Perdorni ke te deshironi ne varese te kerkesave te recetes suaj.
Perberesit per karamelin

  • 150gr sheqer
  • 2 luge uje

Perberesit per salcen me karamel

  • 150gr sheqer
  • 2 luge uje
  • 100ml pana e fresket

Pregatisim karamelin duke vendosur ne zjarr nje tigan te thelle (ose nje tenxhere) me sheqerin dhe dy luge uje. E gatuajme ne zjarr te forte duke e perziere shume dhe shpesh me nje luge druri. Sapo sheqeri te filloje te kristalizohet, ulim flaken dhe vazhdojme perseri perzierjen derisa sheqeri eshte karamelizuar komplet. E leme karamelin te ftohet dhe e perdorim ne recetat perkatese.

Per te perftuar salcen me karamel, i shtojme karamelit te mesiperm panen te cilen e kemi ngrohur me pare ne nje tenxhere. E perziejme me luge druri, e leme te ftohet dhe perdorim ne recetat perkatese.

27 Comments

  1. mari says:

    Lina panna eshte kajmaku,ajka, maze ( si i thone andej nga Kosova 🙂 ) ose cream. Nuk eshte e veshtire per t’u gjetur neper markete.

    Pëlqejeni

  2. diana says:

    poo nuk po del e ambel ose me shije karameli se dii psee …shumm her ekam provuar dhe a jan njejt karameli em salcen ??? pasi qe trilchen e gatova po karameli smu bë ??

    Pëlqejeni

  3. momo says:

    Qe te ta shpiegoj me mire: Uji në formën e tij të pastër, është lëng pa shije dhe pa erë. Ai është i domosdoshëm për të gjitha format e jetës dhe njihet edhe si tretësi më i gjithanshëm. Pa të, jeta siç e njohim ne, do të ishte e pamundur. Duket i pangjyrë në sasi të vogla për syrin tonë, megjithëkëtë mund të shihet si i kaltër në sasi të mëdha ose me vegla shkencore. Uji është një lëngu më i përhapur në tokë. Formula kimike e tij është H2O. Gjendet më tepër në oqeane dhe kësulat e akullta polare, por edhe në re, lumenj. Në planetin tonë, uji është në lëvizje të vazhdueshme qarkulluese duke përfshirë avullimin, reshjet dhe derdhjen në det.

    Per me teper: http://sq.wikipedia.org/wiki/Uji

    Pëlqejeni

  4. nita says:

    eiiiii a del pernime karameli sikur po shihet ne ket foto te tre leches se edhe une jom shum e dyshimt se ndoshta nuk e arrij kete ngjure edhe shoijen e saj tung

    Pëlqejeni

  5. flora says:

    edhe e un e kam pregadit embelsiren trileche po salcen e karamelit nuk mu be dy her e prisha a mund edhe njeher me na tregu se si e pregaditen

    Pëlqejeni

  6. vjosa says:

    Ju lutem!
    A mundet dikush me me tregu sa gjate duhet me e mbajte ne zjarre karramelin, per arsye se dy here qe e kam pregaditur karramelja eshte ngrire ???

    Pëlqejeni

  7. robert says:

    Krem karamela eshte veshtire me u pergadite ne shtepi ajo karamele qe i hedhet treleqes eshte egatshme e pergaditun ne turqi karamele e pergaditun me sheqer e vanille per ata ajo duhet bler e gatshme tash koheve te fundit ka ne disa shitore ne prishtine me nje qmin pre 3.20 euro per kilogram.

    Pëlqejeni

  8. georgia says:

    Ju lutem me thoni me saktesi se si duhet ta bej salcen e karamelit se nuk me del e mire fare. Ju lutem se mua me pelqen shume trilecja dhe ketu ku jam une nuk kam gjetur te gatshme.

    Pëlqejeni

  9. xhoana says:

    Pershendetje..sot e provova per here te pare kete recete dhe me doli nje mrekulli salca karameli..une i shtova pak permasat, por jam shume e kenaqur me rezultatin..faleminderit qe kujdeseni per ne 🙂

    Pëlqejeni

  10. malvi says:

    Faleminderit per te gjitha recetat, ne mos gaboj por kjo salsa quhet salsa MOU, ndersa salsa e karamelit qe i hidhet trileces nuk ka panna, por vetem sheqer dhe uje dhe eshte me ngjyre me te erret.

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje te mari Anuloje përgjigjen

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: