Rizoto me fruta deti

Rizoto me fruta deti eshte nje pjate tipike italiane, e perhapur gjeresisht edhe ne restorantet e vendit tone.  Mund te shijohet si ne stinen e veres ashtu dhe ne ate te dimrit, sidomos ne raste te vecanta te nje  darke/dreke ku jane te ftuar shume miq. Pregatitja e saj nuk eshte e komplikuar, ndryshe nga c’mund te duket; mjafton qe peshku te jete i fresket, te keni pak kohe ne dispozicion dhe mbi te gjitha te keni pak durim. Rizoto me fruta deti qe ju propozojme ne kete recete pregatitet me midhje, vongole, kallamare dhe karkaleca. Por gjithcka varet nga pelqimi juaj dhe nga ajo se cfare arrini te gjeni te fresket ne treg!
Perberesit per 4 persona

  • 1liter leng i pregatitur me peshk ose me koncentrate peshku apo perimesh
  • 1 gote vere te bardhe
  • 400gr oriz per rizoto (tipi Arborio)
  • 200gr karkaleca
  • 400gr midhje
  • 400gr vongole
  • 400gr kallamar
  • 1 karrote te vogel
  • 1 kembe selinò
  • 1 luge gjelle majdanoz
  • 1 thelb hudher
  • 1 qepe mesatare
  • vaj ulliri
  • kripe
  • piper

Gjeja e pare qe duhet bere per pregatitjen e rizotos me fruta deti eshte te pastrojme peshkun. Midhjet: i pastrojme duke i ferkuar me nje tel enesh per ti hequr papastertite apo “fijet” qe permbajne ne siperfaqe. Vongolet: i zgjedhim nje nga nje duke eleminuar ato te thyerat dhe i vendosim ne nje tas plot me uje te ftohte (me mire nese i vendosim 1 nate perpara). Kallamaret: i pastrojme, i heqim lekuren dhe i lajme nen uje te rrjedhshem, me pas i presim ne unaza. Karkalecat: i qerojme, i lajme dhe i leme ne nje ane.

Advertisements

3 Comments

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: