Biskota daneze me gjalp

Biskota-daneze-me-gjalpKeto biskota kaq te shijshme nuk mund te mos i keni provuar qofte edhe nje here ne jeten tuaj! Kane nje shije te shkelqyer, e cila vjen si pasoje e 30% gjalp qe permbajne. Mund te shijohen fare mire ne mengjes me nje gote qumesht, caj apo edhe vetem kur gjendeni ne shoqerine e nje filmi te bukur. Receta e meposhtme eshte ajo qe i perafrohet me shume origjinales, per te cilen duhet perdorur detyrimisht gjalp i cilesise me te larte qe gjendet ne treg.

Perberesit per rreth 25 biskota

  • 170gr miell
  • 130gr gjalp
  • 70gr sheqer pluhur
  • 1 bustine vanilje
  • 1 te bardhe veze
  • pak kripe 

Parapregatitje: Nxjerrim gjalpin nga frigoriferi dhe e leme ne temperature ambjenti per te pakten 5 ore (ose e nxjerrim ne mbremje dhe biskotat i pregatisim te nesermen).

Ne nje ene vendosim gjalpin tashme te zbutur me sheqerin pluhur, vaniljen dhe i perziejme me ndihmen e nje mikseri me shpejtesi maksimale per pak minuta. Ne nje tas tjeter, rrahim te bardhen e vezes derisa te formohet nje mase e qendrueshme, e bashkojme me perberjen e mesiperme dhe vazhdojme perzierjen edhe per pak caste. Ne kete moment shtojme miellin e situr, pak kripe dhe i perziejme serisht derisa te formohet nje brum kremoz. E leme te pushoje ne kete menyre per te pakten gjysme ore ne frigorifer dhe pasi te kaloj kjo kohe, i japim biskotave formen qe deshirojme (eshte me mire nese formojme me to sfera te vogla te cilat i shtypim ne mes) dhe i pjekim per rreth 10-12 minuta ne temperature 160grade derisa te ngurtesohen, por jo te marrin ngjyre ne siperfaqe.

*Keshille: Ne menyre qe biskotat te mos rezultojne te papjekura ne brendesi, mundohuni te mos i beni shume te trasha. Shija gjithsesi eshte e njejte!

Advertisements

14 Comments

  1. bigi says:

    nuk e di,por me duket pak koha 10-12 min per tu pjekur,ndoshta kam bere ndonje gabim me masat,apo si?mu desh kohe me e gjate per pjekjen.GJithsesi shume shume te mira,me pelqeu shume kjo recete:)

    Pëlqejeni

  2. marsi says:

    un nuk i kam ber po i kam bler te gacme ne dyqan edhe jan me te vertet shum shum te shishme…aq shum sa gjej ne ofert mar 3 kuti …te keshillushme x tu provuar te pakten nje her…

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: