Bumi shù (për ekler, profiterole, pufka me krem)

Brumi shuBrumi shu (choux, nga frengjishtja chou=laker, sepse ne momentin qe piqet brumi i ngjason lakrave te vogla te Brukselit) eshte nje brum delikat dhe i lehte i cili perdoret per te pregatitur Binje (pufka), Ekler apo Profiterole. Ndryshe nga pregatitjet e tjera baze, gatuhet dy here: nje here ne zjarr te avashem, dhe heren e dyte ne furre (ose ne raste te veçanta edhe skuqet).

Perberesit per 30 pufka

  • 60gr miell 0 ose 00
  • 150ml uje te ftohte
  • 50gr gjalp pa kripe, i prere ne copa
  • 4 veze ne temperature ambjenti
  • nje maje luge kripe

Sitim miellin me pak kripe ne nje tas te madh dhe e leme menjane.

Vendosim ne zjarr mesatar nje tenxhere me madhesi mesatare dhe hedhim ne te ujin e ftohte dhe gjalpin e prere ne copa. E gatuajme perberjen duke e perziere shpesh derisa gjalpi te kete shkrire plotesisht dhe te arrije piken e vlimit. E heqim menjehere nga zjarri.

Shtojme te gjithe miellin dhe kripen dhe me ndihmen e nje luge druri e perziejme shume mire ne zjarr te ulet per 1 minute derisa te na formohet nje top i madh brumi i cili fillon te shkeputet pak nga pak nga anet e tenxheres. E heqim nga zjarri dhe e leme brumin te ftohet per rreth 5 minuta, apo aq sa te na e durojne duart.

Rrahim nje veze ne nje tas te vogel dhe e leme menjane. Rrahim 3 vezet e tjera dhe ja shtojme brumit pak nga pak duke e perziere mire pas çdo shtese. Brumi duhet te rezultoje i bute, pa kokerriza dhe i shnderritshem. Nese brumi eshte shume i forte, shtojme edhe pak nga veza tjeter, apo nese rezulton shume i bute, shtojme edhe pak miell. Brumi duhet te bjere nga luga, por gjithesesi te ruaj formen e tij.

E perdorim menjehere per gatimet tona, ose e vendosim ne nje tas te paster, e mbulojme me leter transparente dhe e ruajme ne frigorifer per maksimumi 12 ore.

Nese brumin e perdorim menjehere:

Parangrohim furren ne 220C.

Me ndihmen e nje xhepi pastiçerie, formojme shirita te gjate 7-10cm per Ekleret, ose vendosim 30 luge plot nga brumi ne nje tave te lyer me pak gjalp (ose te veshur me leter furre), per Pufkat me krem ose Profiterolet, rreth 3cm larg njera tjetres. I lyejme ne siperfaqe me vezen e mbetur dhe i pjekim per 10 minuta. Ulim gradacionin e furres ne 180C dhe i pjekim edhe per 20-30 minuta te tjera, ne varesi te madhesise se pufkave, derisa te marrin ngjyre te arte.

Fikim furren dhe i nxjerrim pufkat. Duke perdorur majen e nje kruajtse dhembesh, e çpojme siperfaqen e tyre disa here ne menyre qe te ndihmojme avullin te dale jashte. I rivendosim pufkat ne furren e fikur dhe i leme te thahen per rreth 15 minuta. I heqim nga furra dhe i leme te ftohen plotesisht ne temperature ambjenti.

Pasi jane ftohur plotesisht, mund ti vendosim ne ngrirje neper qeset e posaçme dhe ti ruajme per maksimumi 2 muaj. Ne momentin qe duam ti konsumojme, i nxjerrim nga akulli nje nate perpara dhe i leme te shkrihen ne frigorifer.

EklerPer Ekleret, i lyejme siper me çokollate te shkrire dhe i mbushim me Krem.

profiterolePer Profiterolet, i lyejme siper me çokollate te shkrire dhe i mbushim me Krem pastiçerie ose me krem me vanilje.

Pufka me kremPer Pufkat me krem, i sperkasim me sheqer pluhur dhe i mbushim me Krem.

Foto nga: http://www.bakingmad.com/

http://www.thelittleloaf.com/

http://www.anediblemosaic.com/

http://cognidissidence.blo%5B/recipe%5D

Advertisements

3 Comments

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: