Marmalatë me portokaj

Po iu prezantojme nje recete te thjeshte per te pregatitur nje marmalate te shkelqyer portokajsh. Akoma me mire nese keto te fundit jane te keputur nga kopshti juaj, pra super te fresketa. Mund ta perdorni per te lyer buken apo per te pregatitur embelsira nga me te ndryshmet. Duhen patur kujdes vetem disa pika kyçe te cilat jane thelbesore ne realizimin e nje marmalate te mire. Gjithashtu pijet alkoolike (rum apo uiski) perdorini vetem nese nuk e konsumojne femijet apo juve ju pelqen shija a tyre.
Perberesit:

  • 12 portokaj
  • 800gr sheqer per cdo kg frute
  • lengun e 1 limoni
  • rum ose uiski (sipas deshires)

Qerojme me shume kujdes lekuren e portokajve me nje thike te mprehte duke mos prekur ne asnje menyre pjesen e bardhe (e cila eshte e hidhur). I presim lekurat ne rripa te holle, i vendosim ne nje ene me kapak dhe i leme ne frigorifer per t’i perdorur ne nje faze tjeter.

Portokajt i çpojme me dhembet e pirunit ne 6-7 vende dhe i vendosim ne nje ene te thelle me uje te ftohte te cilin do ta nderrojme cdo 24 ore per tre dite me rradhe. Diten e trete i heqim frutave pjesen e bardhe qe i ka mbetur, i presim ne copa jo shume te medha dhe i vendosim per t’u zier ne zjarr te forte ne nje tenxhere te larte (nuk duhet te jete material alumini) duke i perziere here pas here per rreth 5 minuta. Pas kesaj kohe shtojme lekurat qe kishim ne frigorifer gjithmone duke i perziere dhe ne momentin qe rifillon zierja shtojme sheqerin duke e perzier shpesh ne menyre qe te shkrihet plotesisht. Kjo eshte faza me delikate e pregatitjes se marmalates: nese sheqeri ngjitet ne anet e enes, atehere marmalata do te marre ngjyre te erret. Ne momentin qe rifillon zierja duhen nga 45-60 minuta per te perftuar nje marmalate kompakte. Nese gjate gatimit formohet shkume e bardhe ne siperfaqe, e heqim me ndihmen e nje luge.

Reklama

1 Koment

  1. Alma says:

    Duket teper e shijshme, por nuk e hap dot si faqe per ta printuar qe te mund ta beja ne shtepi, sepse nuk kam internet ne shtepi dhe e vetmja menyre per ta patur kete recete eshte printimi. Ju lutem a mund te me ndihmoni qe te hapet kjo recete ne PDF, ne menyre qe ta printoj. Faleminderit

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: