Musaka me patëllxhan (Mousakas)

Musakaja me patellxhan eshte nje nga pjatat me te njohura te kuzhines Greke e pregatitur me perberesit me tipik te ketij vendi: mish i grire, patellxhan dhe djath. Persa i perket origjines, mendohet se prejardhja e saj eshte nga ishulli i Qipros ose Kretes te cilet ne te shkuaren kane pasur influence te madhe nga Arabie dhe Turqia, sidomos nga pikepamja gastronomike.
Perberesit per 4 persona:

  • 1kg patellxhan
  • 400gr mish te grire vici
  • 4 domate mesatare
  • 3 qepe mesatare
  • 2 thelpinj hudhra
  • 1/2 gote vere te kuqe
  • 500ml salce beshamele
  • djath kackavall i grire
  • koper e grire
  • kanelle
  • kripe
  • piper i zi
  • pak gjalp
  • vaj ulliri
  • vaj per te skuqur patellxhanet

Si fillim, heqim bishtin dhe majen e patellxhaneve, i lajme nen uje te rrjedhshem dhe i presim ne feta te rrumbullakta nese jane te medhenj apo ne feta gjatesore nese jane te holle me trashesi rreth 1/2cm. I vendosim ne nje ene duke i sperkatur me kripe te trashe dhe i leme ne kete menyre t’i dali hidherimi per rreth 1 ore.

Nderkohe pregatisim kimen: kaverdisim me pak vaj ulliri qepen dhe hudhren te grira holle, shtojme mishin e grire duke e perziere here pas here dhe duke e shtypur me dhembet e nje piruni. Kur e gjithe masa te kete marre ngjyre, e shuajme me pak vere te kuqe, shtojme domatet e grira, kripe, piperin dhe shume pak kanelle. E gatuajme ne kete menyre kimen per rreth 15 minuta duke i shtuar uje nese eshte e nevojshme. Ne fund, e sperkasim me koper te grire dhe e leme ne nje ane.

Advertisements

6 Comments

  1. adela says:

    Dua te shpjegoj qe musakaja origjinale greke (e cila eshte nje nga gatimet tipike tradicionale greke) nuk eshte vetem me patellxhan, por me patate ne sasi me te madhe dhe me patellxhan. Une kam ngrene disa here neper restorante ne Athine dhe neper ishuj, jam munduar ta bej vete por nuk kam arritur ta gatuaj njesoj si restoranti.

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: