Kek me kos frutash dhe luleshtrydhe

  • Racione: 6-8 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Kek me kos frutash dhe luleshtrydhe

Sot po iu prezatoj kete kek te shijshme me luleshtrydhe. Ka nje arome teper te kendeshme dhe eshte i lehte, pasi permban kos dhe shume pak gjalp. Mund ta pergatisni bashke me femijet tuaj nese deshironi ne nje dite te diele, apo ne festen e te dashuruarve duke e dekoruar me shume luleshtrydhe dhe krem pana ne siperfaqe. Ne kete rast, shoqerojeni me nje gote vere te bardhe te embel e cila i pershtatet mrekullisht!

Kek me kos frutash dhe luleshtrydhe 1

Perberesit per nje tave te rrumbullaket me diameter 24cm

  • 200gr miell 00
  • 200gr kos frutash me luleshtrydhe
  • 200gr luleshtrydhe te fresketa
  • 100gr sheqer te bardhe
  • 3 veze
  • 1 luge gjelle gjalp
  • 1 pako te vogel pluhur pjekes
  • lekuren e 1 limoni
  • pak kripe

Lajme dhe presim pergjysme luleshtrydhet duke i ndare ne dy pjese: njeren pjese do t’ia shtojme brumit te tortes, ndersa me pjesen tjeter do te kryejme zbukurimin e saj ne fund.

kek me kos frutash dhe luleshtrydhe

Ne nje ene te thelle vendosim sheqerin, shtojme vezet nje nga nje dhe duke i perziere te gjitha me luge druri shtojme pak nga pak miellin, pluhurin pjekes, kosin e frutave, lekuren e grire te limonit dhe pak kripe (2). Se fundi, shtojme dhe luleshtrydhet e prera ne copa te vogla duke vazhduar perzierjen derisa te formohet nje mase homogjene (3).
Lyejme me pak gjalp dhe miell nje tave te rrumbullaket per torta (nese e pregatisim kete torte per festen e Shen Valentinit, mund te perdorim edhe nje stampe ne forme zemre) dhe hedhim ne te brumin e perftuar. E vendosim kekun per tu pjekur ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 40 minuta (bejme proven e pirunit). Kur embelsira te jete gati, e leme te ftohet pak çaste dhe siperfaqen e saj e lyejme me pak kos frutash duke e zbukuruar me pjesen e mbetur te luleshtrydheve te prera ne feta. Per nje variant me pak te lehte, por me te shijshem, ne vend te kosit, e lyejme siperfaqen me pana per embelsira. Kini kujdes: lyeni me kosin e frutave ne momentin qe e servirni, pasi keku duke qene shume i bute ka vetine ta thithi kosin ne brendesi.

Advertisements

17 Comments

  1. nezi begolani says:

    shume e thjeshte dhe e shishme dhe me pak kalori une do ta bej se shpejti qe neser.faliminderit se nje gje te tille te lehte mendoja si ta beja.faliminderit

    Pëlqejeni

  2. Tina 55 says:

    E provova kete kek….Shume i mire…..Siper i hodha sheqer pluhur dhe cokollate te shkrire dhe ne mes i vura luleshtrydhe te prera ….ne forme lule….

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: