
Perberesit per 4 persona
- 400gr oriz per rizoto (psh Carnaroli)
- 300gr luleshtrydhe
- 200ml vere te bardhe
- 1/2 qepe te vogel
- leng perimesh i pregatitur me koncentrate perimesh
- vaj ulliri
Pregatisim si fillim lengun e perimeve duke shkrire plotesisht koncentratat e perimeve ne uje te cilin e mbajme gjithmone ne vlim; ne kete menyre nuk do te bllokohet zierja kur t’ia shtojme rizotos ne nje faze te mevonshme.
Kaverdisim me pak vaj ulliri qepen e grire shume holle dhe orizin ne zjarr te avashem duke i perziere me luge druri derisa masa te thahet, pra ta kete thithur komplet vajin. E shuajme me veren e bardhe te cilen e leme te avulloje per disa minuta ne zjarr te forte dhe ne kete moment shtojme 2-3 garuzhde leng perimesh. Duhet patur kujdes qe rizoton ta perziejme sa me shpesh te jete e mundur; ne kete menyre orizi do te gatuhet uniforme dhe nuk do te ngjitet ne anet e enes! Kur orizi ta kete thithur komplet lengun e perimeve, shtojme dy garuzhde te tjera leng duke vazhduar me kete procedure derisa rizoto te jete gati (zakonisht nevojiten 16-18 minuta).
Nderkohe lajme dhe thajme me letra kuzhine luleshtrydhet, heqim disa ne nje ane per zbukurim dhe pjesen tjeter e grijme ne mikser. Kur rizoto te jete pothuajse gati, shtojme purène e luleshtrydheve dhe e leme te gatuhen se bashku edhe per pak minuta.
E heqim tiganin nga zjarri dhe e leme te pushoje per 10 minuta me kapak mbyllur perpara se ta servirim. E dekorojme pjaten me luleshtrydhet e plota dhe e sherbejme te ngrohte.
per orizin me luleshtrydhe do ishte me mire qe ne fillim te presim luleshtrydhet dhe veren qe do shuajme orizin ta aromatizojme me luleshtrydhet duke i lene ato ne vere gjate momentit qe gatuajme orizin me qepen.Do t’i japi nje shije te kendeshme,provojeni dhe do te shihni sa e shijshme behet por duhet hedhur vera pa luleshtrydhet ato hidhen ne gjysem te gatimit te orizit.
PëlqejeniPëlqejeni
nje recete e cuditsheme por duhet te jete e mire
PëlqejeniPëlqejeni