Fokaçe

Fokaçja eshte nje pregatitje e thjeshte e cila realizohet me brumin e bukes (receten e se ciles do ta gjeni ketu) duke i shtuar kripe te trashe dhe vaj ulliri. Mund te konsumohet shume mire ne vend te bukes se zakonshme apo e shoqeruar me djath, proshuta te ndryshme, perime etj.
Perberesit per 4 persona

  • 600gr brume per buke
  • 120ml vaj ulliri
  • kripe te trashe
  • 2-3 luge uje te ngrohte (sipas deshires)

Marrim nje tave drejtkendeshe me permasa rreth 20cm x 30cm, e lyejme me 3-4 luge vaj ulliri dhe hapim brumin e bukes me dore ne te gjithe siperfaqen e saj. E punojme brumin me gishta duke ushtruar presion derisa te perftojme vrima te vogla ne te gjithe siperfaqen, e kthejme nga ana tjeter dhe bejme te njejten gje edhe me kete ane.

Pas kesaj, e mbulojme me nje pecete te paster dhe e leme te fryhet ne nje vend te ngrohte larg korrenteve te ajrit per rreth gjysme ore.

Pasi ka kaluar kjo kohe, e sperkasim siperfaqen me pak kripe te trashe, me 2-3 luge uje te ngrohte (nese duam te jete e bute) dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 250°C per rreth 10-15 minuta. E nxjerrim fokacen tone nga furra, e presim ne forma katrore dhe e sherbejme te ngrohte ne tavoline.

*Keshille: Sipas deshires, perpara se te futet ne furre, fokacja mund te aromatizohet me rozmarine, rigon apo cdo erze tjeter qe preferojme thjesht duke e sperkatur ne siperfaqe.
Fokacen mund edhe ta mbushim perpara se ta fusim ne furre ne kete menyre: e ndajme brumin ne dy pjese, shtrojme njeren pjese ne tave, shtojme mbushjen dhe vendosim pjesen tjeter siper. E leme ne kete menyre te fryhet per rreth gjysme ore dhe vazhdojme me pjekjen si me lart.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: