Lepur alla franceze

Lepuri eshte nje nga kafshet me mish me te shijshem dhe me te lehte, prandaj mund te gatuhet ne shume menyra. Me poshte po iu propozojme menyren “franceze” te gatimit te tij, e cila sigurisht qe do t’u pelqeje edhe femijeve.

Perberesit

  • 1 lepur te plote
  • 1/2 limoni
  • 1 gote vere te bardhe
  • 1/2 gote vaj ulliri
  • 3-4 gjethe dafine
  • 1 thelpi hudher
  • kripe
  • piper

E presim lepurin ne copa afersisht te te njejtes madhesi ne menyre qe te gatuhet uniforme. E vendosim ne nje tenxhere te thelle dhe te gjere qe te permbaj te gjitha copezat pa i vene njera siper tjetres, i mbulojme me veren e bardhe, vajin e ullirit, lengun e gjysme limonit dhe lekuren e tij, gjethet e dafines, hudhren e shtypur dhe pak kripe e piper. E leme ne kete menyre te marinohet me kapak te mbyllur per minimumi 2 ore.

Pasi ka kaluar kjo kohe, e vendosim lepurin per tu gatuar ne zjarr mesatar per rreth 1 ore duke shtuar pak uje apo leng mishi ne menyre qe te mos digjet. Duhet te kemi parasysh qe ne fund lepuri duhet ta kete thithur te gjithe ujin dhe lekura e tij duhet te rezultoje paksa krokante, gje te cilen e realizojme duke e kthyer shpesh nga njera ane dhe nga tjetra.

Perpara se ta sherbejme ne pjate, heqim hudhren, gjethet e dafines dhe lekuren e limonit dhe e servirim shoqeruar me purè patatesh apo patate ne furre.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: