Mini kroasant të mbushur

Mini kroasantet te mbushur me recel, jane biskota te shijshme ideale per tu sherbyer ne mengjes bashke me nje filxhan kafe. Do ti pelqejne shume edhe femijeve, pasi ne brendesi te tyre mund te vendosni cfare te deshironi; recel, marmalate, nutela, copeza cokollate etj.
Perberesit

  • 400gr miell
  • 100gr gjalp
  • 100gr sheqer
  • 125gr kos natyral
  • 3 te verdha vezesh
  • 1 luge te vogel kanelle
  • lekuren e grire te 1 limoni
  • recel, marmalate, nutela etj per mbushje
  • sheqer pluhur per sperkatje

Pregatisim brumin duke vendosur ne mikser miellin, gjalpin e ftohte te prere ne copa dhe sheqerin derisa te gjithe perberesit te jene grire imet.  Shtojme te verdhat e vezeve, kosin, lekuren e limonit dhe kanellen dhe vazhdojme perzierjen edhe per pak sekonda derisa brumi i formuar te jete homogjen. E transferojme me pas te gjithe masen ne nje ene ku e punojme me dore disa caste, formojme me te nje sfere te madhe te cilen e mbeshtjellim me leter transparente dhe e leme te pushoje ne frigorifer per gjysme ore.

Kur te kete kaluar kjo kohe, nxjerrim brumin nga frigoriferi dhe hapim me ndihmen e nje okllaie nje pete rreth 2mm te trashe te cilen e ndajme ne katrore me brinje rreth 5cm. Vendosim ne qender te cdo katrori nje luge te vogel marmalate apo recel dhe e palosim ne menyre qe te formohet nje trekendesh duke shtypur me kujdes anet. Trekendeshin e mbeshtjellim rreth vetes per ti dhene formen e nje mini kroasanti te vogel te cilet i vendosim me rradhe ne tave te shtruar me leter furre. Kroasantet i pjekim per rreth 20-25 minuta ne furre te parangrohur ne 180ºC dhe i leme te ftohen jashte furres. Perpara servirjes i sperkasim me pak sheqer pluhur ne siperfaq

Advertisements

15 Comments

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: