Tortijas të mbushura me perime

Tortijas jane nje pjate tipike e kuzhines meksikane te cilat e kane marre emrin nga fjala spanjolle “torta”, qe supozon se kane formen e rrumbullaket te nje torte. Brumi i tyre mund te pregatitet me miell gruri apo misri, megjithese ky i fundit eshte me i perhapur. Mendohet se te paret qe e kane pregatitur kete recete, ka qene fisi i Astekeve 10,000 vjet perpara Krishtit, duke patur parasysh se misri ishte nje nga dritherat me te perdorur prej tyre. Tashme te perhapura ne te gjithe boten, tortijas mund ti mbushni ne brendesi me cfare te deshironi, nderkohe qe ne po iu japim variantin klasik:

Perberesit

  • 4 tortijas misri ose gruri te gatshme
  • 120gr fasule te bardha te ziera
  • 70gr miser te zier
  • 50gr kerpudha shampinjon
  • 1 domate te vogel
  • 1/2 qepe te vogel
  • 1/2 speci te kuq
  • 1/2 kungull te vogel
  • 2 gjethe sallate ajsberg
  • 2 luge vaj ulliri
  • 1/2 luge kumin
  • 1/2 luge spec te kuq djegs pluhur
  • kripe
  • piper

Pregatisim si fillim mbushjen me perime duke prere holle qepen, ne kubik te vegjel kungullin, ne copeza te vogla domaten dhe specin e kuq, ne fije te holla sallaten ajsberg dhe ne feta te holla kerpudhat.

Ne nje tigan te gjere te vendosur ne zjarr mesatar, kaverdisim ne vaj ulliri fillimisht qepen derisa te behet transparente dhe me pas shtojme kungullin, kerpudhat dhe specin. Gjithmone duke i perziere, shtojme edhe fasulet dhe misrin te cileve i kemi hequr ujin e tepert. Shtojme se fundi edhe domaten dhe sallaten ajsberg, e rregullojme te gjithe perberjen me erezat, kripe dhe piper dhe e gatuajme per rreth 10 minuta me kapak te mbyllur derisa perimet te zbuten.

I ngrohim tortijas ne furre apo ne mikrovale dhe ne qender te tyre vendosim perimet duke e mbyllur ne formen e nje koni (si ne figure). E sherbejme kete pjate te ngrohte shoqeruar me salce guakamole, me domate te fresketa, me sallate jeshile apo me krem fasulesh pikant.

Advertisements

2 Comments

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: