Bavareze me pjeshkë dhe salcë pjeshke

Sot po iu prezantojme nje embelsire me luge te shijshme dhe te fresket, te cilen mund ta pregatisni me pjeshke te nje cilesie shume te mire qe gjenden ne treg ne kete periudhe. Eshte e pershtatshme si per te rritur, ashtu dhe per femije te cilet bashke me embelsiren do te marrin njekohesisht edhe vitaminat e frutave.

Perberesit
…per kremin

  • 250ml qumesht
  • 125ml pana per embelsira
  • 100gr sheqer (nese ju pelqen me pak e embel reduktojeni ne 80gr)
  • 3 te verdha vezesh
  • 2 pjeshke mesatare
  • 6gr xhelatine pjeshke
  • 1/2 bustine vanilje

…per shurupin

  • 200gr sheqer
  • 375ml uje

…per salcen me pjeshke

  • 2 pjeshke mesatare
  • lengun e 1/2 limoni
  • 100ml shurup

Pregatisim si fillim shurupin duke vendosur te zieje uji me sheqerin ne zjarr mesatar dhe ne momentin qe kane marre vale shtojme 4 pjeshket e qeruara te cilat i leme te zbuten per rreth 8 minuta. E heqim enen nga zjarri, heqim edhe pjeshket nga shurupi dhe i leme te ftohen ne nje ane.

Nderkohe pregatisim kremin: vendosim fletet e xhelatines se pjeshkes per tu zbutur ne nje ene te vogel me uje te ftohte. Ne nje tenxhere ngrohim qumeshtin me gjysmen e sheqerit (40-50gr) dhe vaniljen duke patur kujdes qe mos ta cojme drejt vlimit, por vetem te shkrihet sheqeri.

Rrahim ne nje tas me ndihmen e mikserit elektrik te verdhat e vezeve me sheqerin e mbetur derisa perberja te marre ngjyre te hapur dhe te fryhet. Ia shtojme kete dalengadale qumeshtit qe kemi ne zjarr shume te ulet  duke e perziere here pas here per rreth 5-6 minuta, por perseri nuk duhet ta cojme ne vlim.

E heqim perberjen nga zjarri dhe e hedhim ne nje tas qelqi ose ene tjeter ne te cilen shtojme se fundi xhelatinen e shtrydhur mire me dore dhe e perziejme ne menyre qe te shkrihet. E leme kremin te ftohet ne temperature ambjenti dhe vetem pasi te jete ftohur plotesisht, shtojme 2 nga pjeshket te prera ne copeza te vogla.

Ne nje ene rrahim panen per embelsira (mundesisht ta kemi futur ne frigorifer rreth 2 ore perpara rrahjes) dhe ia shtojme kremit duke e perziere me kujdes nga poshte larte ne menyre qe masa te mos bjere. E hedhim kremin neper gota apo stampa te tjera dhe e leme te ftohet ne frigorifer per te pakten 4 ore.

Pregatisim se fundi edhe salcen me pjeshke: kalojme ne mikser 2 pjeshket e mbetura te cilave u kemi hequr berthamen me 100ml shurup dhe lengun e limonit. Kete salce e fusim ne frigorifer dhe ia shtojme kremit vetem ne momentin qe ky eshte ftohur.

Mund ta shoqerojme bavarezen me pjeshke me copeza frutash te fresketa, pak pana te rrahur apo biskota per shembull gjuhe mace (receten e gjeni ketu)

Advertisements

3 Comments

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: