Kremi i limonit eshte nje embelsire tipike Angleze i cili perdoret per te mbushur torta, mafins te embel apo thjesht per t’u lyer mbi feta buke te thekura shoqeruar me nje filxhan caj. Pregatitja e tij eshte mjaft e thjeshte dhe perberesit jane te gjithe natyral; per kete arsye mund ta shijojne edhe femijet per mengjes bashke me nje gote qumesht. Perberesit per rreth 2 kavanoza
- 4 limona
- 2 veze te plota + 2 te verdha vezesh
- 110gr gjalp i cilesise me te mire ne temperature ambjenti
- 450gr sheqer
Perpara se te fillojme pregatitjen e kremit te limonit, grijme ne rende lekurat e limonit dhe shtrydhim lengun e tyre te cilin e filtrojme me ndihmen e nje kulluese. Rrahim lehtesisht edhe vezet ne nje ene te vogel.
Shkrijme ne banjomari ne zjarr te ulet gjalpin e prere ne copa bashke me sheqerin derisa ky i fundit te kete shkrire plotesisht. Shtojme vezet dhe vazhdojme perzierjen me luge druri derisa perberja te rezultoje kremoze, por kujdes; nuk duhet te shkoje asnjehere ne vlim. Ne kete moment shtojme edhe lengun e limonit dhe lekuren e tij dhe e leme ne kete menyre ne zjarr te ulet per 5-10 minuta derisa kremi te trashet; e kuptojme qe eshte gati kur kremi te veshe lugen e drurit.
E hedhim kremin e limonit neper kavanoza, e leme te ftohet ne temperature ambjenti dhe e vendosim ne frigorifer te pakten nje nate perpara se ta perdorim.
*Keshille: Ky lloj kremi mund te ruhet te frigorifer per maksimumi nje jave, prandaj mos e pregatisni ne sasi shume te madhe!
kremi me limon eshte me i miiiiiiiiiri
PëlqejeniPëlqejeni
E gjithe pergatitja vazhdon ne banjemari, apo e kalon direkt ne zjarr?
Nese po, ne c’moment e kalon ne zjarr, sepse nuk kuptohet qarte?
PëlqejeniPëlqejeni
@Vina, pregatitja vazhdon gjithmone ne banjomari.
PëlqejeniPëlqejeni
Pershendetje une gatuaj, banjomari do te thote te shkrish dicka te vendosur mbi uje? Pres pergjigjen tuaj!
FLM
PëlqejeniPëlqejeni
@Anonym, po pikerisht.
PëlqejeniPëlqejeni
shume shume e mire besoj por me duhet ta provoj ♥ ☺
PëlqejeniPëlqejeni
Kremi me limon anglez ishte shume i mire
PëlqejeniPëlqejeni