Pjeshkë në furrë me amareta dhe çokollatë

Pjeshket e mbushura me amareta dhe cokollate jane nje embelsire me luge te cilat mund te konsumohet si te ngrohta ashtu dhe te ftohta. Kjo eshte periudha ideale e pregatitjes se kesaj recete te shijshme, pasi tani ne treg mund te gjejme pjeshke te pjekura dhe me arome te mire.

Perberesit

  • 4 pjeshke te pjekura dhe te forta (ose komposto pjeshkesh)
  • 60gr amareta te therrmuara
  • 50gr cokollate te zeze
  • 7gr kakao
  • 40gr sheqer
  • 20gr gjalp
  • 2 te verdha vezesh te vogla
  • 1 luge rum ose pak arome rumi

Si fillim, lajme mire pjeshket nen uje te ftohte te rrjedhshem, i thajme me leter kuzhine dhe i ndajme ne dy pjese duke i hequr berthamen. Me ndihmen e nje luge te vogel heqim tulin e brendshem, rreth 2-3 luge tul per cdo gjysme pjeshke, te cilin e vendosim ne nje ene te vogel dhe e shtypim me dhembet e nje piruni apo e kalojme ne mikser.

Therrmojme amaretat me ane te mikserit elektrik, dhe te njejten gje bejme edhe me cokollaten e zeze duke i lene ne nje ane.

Nderkohe ne nje tas te thelle rrahim te verdhat e vezeve me sheqerin derisa te formohet nje perberje e fryre dhe me ngjyre te hapur. Shtojme ketu amaretat, cokollaten e grire, kakaon, tulin e pjeshkeve dhe rumin duke i perziere mire me luge druri. Me kete perberje mbushim gjysmat e pjeshkeve te cilat i vendosim njera pas tjetres ne nje tave te lyer me pak gjalp. Vendosim siper cdo gjysme pjeshke nje cope te vogel gjalpi dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per 30-35 minuta. I sherbejme te ngrohta, ne temperature ambjenti apo te ftohta shoqeruar me akullore

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: