Pulë me limon

Pula me limon eshte nje nga recetat me te konsumuara dhe me te pelqyera te kuzhines kineze. Per shkak te thjeshtesise se saj, mund ta pregatisi kushdo, madje edhe ata persona qe jane ne fillimet e tyre dhe duan te mesojne pak nga pak te gatuajn.

Perberesit
…per pulen

  • 4 gjokse pule (rreth 500gr)
  • 2 veze
  • miell
  • kripe
  • vaj luledielli per skuqje

…per salcen me limon

  • 1 luge niseshte (ose miell)
  • 100ml vere te bardhe
  • 200ml uje
  • 2 luge te vogla sheqer
  • lengun dhe lekuren e 1 limoni
  • kripe

Presim fillimisht gjoksin e pules ne shirita jo shume te holle, i kalojme ne vezen e rrahur me pak kripe, me pas ne miell dhe i skuqim per rreth 5 minuta ne vaj te nxehte derisa te marrin ngjyre te arte. I vendosim copat e pules ne nje tas me kapak ne menyre qe te jene akoma te ngrohte dhe pregatisim salcen.

Shkrijme plotesisht niseshten ne nje gote me uje te ftohte duke e perziere vazhdimisht. Ne nje tigan te madh hedhim ujin me niseshte, shtojme menjehere veren e bardhe, sheqerin, ujin e mbetur dhe lengun e limonit.  Kur salca te jete trashur pak (duhet ta perziejme gjate gjithe kohes) shtojme edhe lekuren e limonit te grire ne rende dhe e leme ne kete menyre derisa sheqeri te kete shkrire plotesisht dhe salca te trashet.

Shtojme ne kete moment edhe copezat e pules dhe i gatuajme per rreth 2 minuta te tjera ne zjarr te ulet derisa perberesit te marrin shijen e njeri tjetrit.

E sherbejme pulen me limon te ngrohte duke e zbukuruar pjaten me feta te holla limoni dhe gjethe majdanozi. E shoqerojme kete pjate me nje sallate jeshile ose me perime te ziera apo te pjekura ne furre.

Reklama

3 Comments

Lini një Përgjigje te anonim 1 Anuloje përgjigjen

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: