Kjo pjate tradicionale shqiptare mund te pregatitet me mish te grire vici ose qengji. Eshte me te vertete shume e thjeshte, e shijshme dhe ideale per tu pregatitur ne ditet e ftohta te dimrit.
Perberesit
- 1kg presh, te cilit i kemi eleminuar pjesen jeshile dhe e kemi prere ne feta diagonale 2cm
- 1 qepe te madhe te grire holle
- 200gr mish te grire (vici, qengji ose pule)
- 120ml vaj ulliri
- 1 luge gjelle salce domatesh
- 1 koncentrate viçi (ose leng mish viçi)
- spec te kuq jodjegs
- kripe
- piper te zi te sapobluar
Parangrohim furren ne 190°C.
Ne nje tigan, kaverdisim preshin per rreth 10 minuta ne vaj ulliri derisa te zbutet dhe e vendosim ne nje tave.
Ne vajin e mbetur, kaverdisim qepen me mishin e grire, shtojme lengun e mishit, salcen e domateve, specin e kuq jo djeges, kripe, piper te zi te sapobluar dhe e ziejme te gjithe masen per rreth 15 minuta. E hedhim kete perberje mbi preshin dhe e pjekim taven per rreth 1 ore. E sherbejme te nxehte mbi pure patatesh.-:
Ua fix per kalamaqt e mi.
PëlqejeniPëlqejeni
Edhe une keshtu e bej por vetem se e bej ne tenxhere !
PëlqejeniPëlqejeni
Shishme
♥
PëlqejeniPëlqejeni
E mire
PëlqejeniPëlqejeni